Një helikopter privat u rrëzua në det pranë portit të ishullit të Poros pak para orës 16:00 (me orën lokale) të të martës pasdite. Ndërsa kur janë gjetur dy shtetas rusë që ushëtonin me të, ende vijojnë kërkimet e shpëtimit për pilotin dhe mundësinë që në bord mund të kishte edhe pasagjerë të tjerë.
Helikopteri privat me pilotin dhe dy pasagjerë në bord, të konfirmuara tashmë, u rrëzua në det në orën 15:43 (gjithnjë me orën lokale). Sipas informacioneve paraprake, piloti ishte Grek, ndërsa dy pasagjerë shtetas të huaj.
Helikopteri ishte larguar nga fshati Kranidi dhe kishte bërë një ndalesë në Galatas që udhëtarët të hipnin në bord. Destinacioni i tij ishte Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës “Eleftherios Venizelos”. Një dëshmitar okular i tha transmetuesit shtetëror ERT TV se ai pa që “helikopteri po rrotullohej në ajër, ndodhi një shpërthim dhe u rrëzua në det. U mbyt brenda sekondave”.
Menjëherë u fillua një operacion për të mbijetuarit. Anije private dhe gjashtë anije të autoriteteve portuale të Poros u futën në zonë, ndërsa një helikopter Super Puma i Forcave të Armatosura Greke u ngrit për në vendin e aksidentit. Në të njëjtën kohë, zhytësit e autoriteteve private dhe portuale janë në punë për të gjetur të mbijetuarit e mundshëm.
Një orë pas aksidentit, tehët e helikopterit u panë, por kabina nuk u gjet ende, raportoi ERT.
Thellësia e detit ku u rrëzua helikopteri është në 4-5 metra.
Para se të binte në det, bishti i tij, kishte hasur në një kolonë energjetike duke prerë telat e energjisë elektrike.
Mbrojtja Civile Greke ka paraqitur një kërkesë tek Ndërmarrja Publike e Energjisë dhe Ushtria për të dërguar gjeneratorë në ishull. PPC thuhet se po përpiqet të rivendos furnizimin me energji elektrike në Poros.
Kushtet e motit në zonë ishin të qëndrueshme në kohën e aksidentit. Të dy pasagjeret e gjetura janë shtetas rusë të moshës 40-45 vjeç, raportojnë mediat.
Sipas agjencisë së lajmeve amna, kufomat e pajetë të dy pasagjerëve meshkuj rusë u morën nga njësitë e ndryshme të Forcave të Armatosura Greke. Duket sikur përplasja ndodhi pasi helikopteri preku telat e energjisë.
Nënkryetari i bashkisë së Poros, Giorgos Koutouzis, tha për ERT TV se operacioni është duke u zhvilluar për të gjetur trupin e pilotit.
Discussion about this post