Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ishte shprehur kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ditë më parë pas ikjes në SHBA të prokurorit që hetonte listat e veteranëve të UÇK-së Elez Blakaj, ku Haradinaj e kishte quajtur prokurorin hajdut dhe ‘pishpirik’.
Kurti kishte thënë se Kosovën në mjerim e kanë quar, Haradinaj, Veseli dhe Thaçi dhe jo prokurori Blakaj i cili u largua për shkak të kërcënimeve.
Sot në një intervistë Rtv21, kryeministri Haradinaj, liderin e VV-së, Albin Kurtin e ka quajtur hajn dhe mashtrues. “Do që po e mbrojnë ligjin si rasti i Albinit i cili se ka hup asnjë shancë për me e ofendu rendin dhe ligjin, ai nuk ka respektu gjykatë e lemo prokurorë dhe tash po e mbron një prokuror i cili i ka dhonë një goditje sistemit të cilin Albini po e mbron e të cilin e ka refuzu”, tha Haradinaj.
Tutje Haradinaj ka thënë se nëse dikush në këtë vend që prej 99’ i ka dhënë mundësi ligjit vendorë dhe ndërkombëtarë është ai, kurse për kundërtën e kësaj, që e ka ofenduar vendin Haradinaj ka thënë se ai është Albin Kurti.
“Sa a është hajn Albini, ai është hajn, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtru njerzt e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot s’janë me to. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën , mund të kenë edhe agjenda tjera”, tha Haradinaj.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post