Dalin në dritë detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv në automjetin e Artan Bylykut mëngjesin e sotëm në rrugën Siri Kodra, pranë zonës së quajtur ish Frigoriferi.
Artan Bylyku rreth 50 vjec, fatmirësisht nuk pësoi dëmtime.
Objektivi i atentatit është person pa precedente penal. Mesohet se ai është kunat i Domart Konjarit, nje emer i njohur per policine i cili i ka shpetuar drejtesise shqiptare dhe asaj franceze.

Domart Konjari është në arrati ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.
Domart Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.
Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.
Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.
Hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë.
Në dosjen e tij, Konjari akuzohet si I përfshirë direkt ose indirect në disa atentativa dhe vrasje për trafikun e drogës në 20 vitet e fundit mes Shqipërisë dhe Francës. Rasti i fundit ishte vrasja e Devi kasmit ne Tirane, e cila dyshohej se ishte kryer me porosi te Konjarit.
Nuk është cudi që edhe tritoli që shpërtheu në makinën Bylykut të ketrë lidhje me figuren e kunatit të tij Konjari.