Dalin në dritë detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv në automjetin e Artion Bylykut mëngjesin e sotëm në rrugën Siri Kodra, pranë zonës së quajtur ish Frigoriferi.
Burime bëjnë me dije se Bylyku para disa vitesh është përfshirë në një sherr me një grup kriminal.
Bylyku është marrë në pyetje. Ai është shprehur se nuk ka pasur konflikte më asnjë person. Bylyku merret me tregti makinash, është me letra gjermane dhe pjesën më të madhë të kohës jeton në Gjermani. Gjithashtu edhe makina e tij është me targa gjermane.
Makina ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë që i është vënë një Benzi CLS, e cila është në pronësi të shtetasit Artion Bylyku. Mësohet se makina ka qënë e parkuar pranë një pallati dhe se shpërthimi ka ndodhur sapo shoferi ka ndezur makinën. Sipas qytetarëve Bylyku ka shpëtuar mrekullisht pa plagë serioze.