18:36 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit në Liban! Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?

10:25 | 18/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit në Liban! Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?

SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?

Pas sulmit me sa duket të koordinuar në Liban, ku shpërthyen pagerët që u përkisnin anëtarëve të milicisë terroriste Hezbollah, kjo organizatë akuzoi Izraelin se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit. Pagerët janë pajisje të vogla komunikimi dhe ishin pararendës të telefonave celularë. Nëse dikush dëshiron të flasë me dikë, ai i dërgon personit tjetër një zile ose mesazh të shkurtër në pager. Pagerët përdoreshin gjerësisht, sidomos në vitet 1980. Por zhvillimi i telefonëve celularë i bëri ata në masë të gjërë të panevojshëm.

Pse i përdor Hezbollahu pagerët?

Arsyeja pse milicia Hezbollah i përdor pager-ët në një shkallë të gjerë është e thjeshtë: ndryshe nga telefonat celularë apo telefonat inteligjentë, vendndodhja e pager-ëve nuk mund të përcaktohet. Sepse një pager i zakonshëm është thjesht marrës sinjali, i cili nuk është i regjistruar në ndojnë rrjet. Ndërkohë që nga ana tjetër aktivizimi i të gjithë pager-ëve në të njëjtën kohë në një zonë të një zonë të caktuar nuk është problem.

Që nga fillimi i luftës në Gazë udhëheqja e Hezbollahut u ka kërkuar anëtarëve të vet të mos i përdorin telefonat celularë, por pajisjet pager për ta bërë komunikimin më të sigurt. Tre punonjës që punojnë në organe sigurie i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se pagerët u përkisnin modeleve më të fundit dhe që Hezbollahu i kishte futur ato në përdorim muajt e fundit.

SHBA nuk është e përfshirë në incidentin e shpërthimeve

SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Matthew Miller, tha në një konferencë shtypi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në incident dhe se nuk e dinte se kush ishte përgjegjës. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të shqetësuara për çdo incident që rrit tensionet në Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Iranit që të mos e shfrytëzojë incidentin për të krijuar destabilitet.

Uashingtoni bëri gjithashtu përsëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të tensioneve midis Izraelit dhe Libanit./DW

Etiketa: liban
Pas

Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, do koordinohemi me KFOR

Para

Dosja për abuzimet me SASPAC, shtyhet sërish seanca për Ilir Beqajn

Para
Dosja për abuzimet me SASPAC, shtyhet sërish seanca për Ilir Beqajn

Dosja për abuzimet me SASPAC, shtyhet sërish seanca për Ilir Beqajn

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili nuk i nënshtrohet presionit të Trumpit, do të shpallë planin në ndihmë të bizneseve vendase

Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen, Kamboxhia vlerëson rolin e presidentit në zbutjen e tensioneve me Tajlandën

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, 6 të arrestuar në Serbi, mes tyre edhe një ish-ministër

Balluku: Nga 1 Gushti, IKMT dhe Policia e Shtetit nisin aksione të forta për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.