Autoritetet e Las Vegasit, po hetojnë shpërthimin e një mjeti tip “Tesla Cybertruck” jashtë hotelit të Donald Trump, nën dyshimet për një akt të mundshëm terrorizmi, pas sulmit në New Orleans.
Makina elektrike, siç shihet edhe nga pamjet, ndodhej para hyrjes së hotelit kur shpërtheu. Sipas ABC, shoferi humbi jetën dhe shtatë kalimtarë të rastit u plagosën lehtë
Një zyrtar i informuar për hetimin, tha ABC News, se Tesla Cybertruck mbante pajisje për lëshimin e fishekzjarrëve.
Në fakt, Elon Musk ka ripublikuar një postim në Twitter ku përmendet informacioni i ABC-së, duke shkruar se i gjithë ekipi i Tesla-s po heton incidentin dhe se “nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”.
Derisa të përcaktohet motivi i drejtuesit të mjetit, policia po e trajton shpërthimin si një akt të mundshëm kriminal dhe një akt të mundshëm terrorist. Mbledhja e provave dhe hetimet janë duke vazhduar.
“Ne besojmë se gjithçka është e sigurt tani,” tha Sherifi Kevin McMahill.
Eric Trump, djali i tij dhe nënkryetari ekzekutiv i ndërtesës Trump, reagoi në rrjetet sociale në lidhje me incidentin.
“Më parë sot, një zjarr i automjetit elektrik u raportua në porte cochère Trump Las Vegas”,shkroi ai. “Siguria dhe mirëqenia e mysafirëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë kryesor. Ne shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për Departamentin e Zjarrfikësve të Las Vegasit dhe forcat lokale të zbatimit të ligjit për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin”, shtoi ai.