23:55 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthimi i tritolit në Shkodër/ Autori lëvizte në këmbë, u largua nga vendngjarja

08:35 | 23/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthim me eksploziv në Velipojë, hidhet lëndë plasëse në tarracën e një lokali

Një sasi tritoli shpërtheu në orët e mbrëmjes në banesën e shtetasit Filip Dodaj në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës. Një person ende i paidentifikuar hodhi lëndën plasëse në oborrin e shtëpisë dhe më pas u largua në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10 të 22 shtatorit. Pronari i banesës ku shpërtheu tritoli Filip Dodaj, 62 vjeç thotë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund të jetë autori i lëndës plasëse.

Një komshi ngjitur me banesën ku shpërtheu tritoli, shtetasi Tonin Dodaj tregon se zhurma ishte e fortë dhe se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për bombol gazi.

Pas shpërthimit në Bushat menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur hetimet paraprake. 62-vjeçari Filip Dodaj ka një magazinë peshku ndërsa po ashtu jeton e punon mes Shqipërisë dhe Italisë duke u marrë edhe atje me tregti sëbashku me dy djemtë që ndodhen në shtetin italian. Një pistë mbetet pronësia për shkak të një konflikti të hershëm, por policia nuk përjashton edhe pista të tjera hetimi.

Efektivët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në banesën ku shpërtheu tritoli por autori që erdhi dhe u largua në këmbë është i maskuar dhe mbetet e vështirë identifikimi i tij për shkak edhe të errësirës në rrugë në momentin kur ndodhi ngjarja.

Etiketa: Shkoder
Pas

Trumpi thotë se s’do të garojë për president përsëri, nëse humb në nëntor

Para

Ukraina thotë se shkatërroi shumicën e dronëve të lëshuar nga Rusia gjatë natës

Para
Ukraina thotë se shkatërroi shumicën e dronëve të lëshuar nga Rusia gjatë natës

Ukraina thotë se shkatërroi shumicën e dronëve të lëshuar nga Rusia gjatë natës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.