Pak ditë më parë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me shpërthim tritoli një pallat i cili cilësohej si i rrezikshëm për banorët e Çorovodës për shkak të amortizimit që kishte pësuar.(Lexo ketu).
Për pasojë përveç shpërthimit të kontrolluar të ndërtesës pesë katëshe kanë pësuar dëmtime dhe shtëpitë përreth.
Sipas qytetarëve janë thyer xhamat e ballkoneve dhe dritareve ashtu sikurse janë dëmtuar dhe dyert e shtëpive.
Ata shprehen për Fax news se autoritetet përkatëse akoma nuk kanë shkruar të bëjnë vlerësimet e dëmeve në shtëpitë e tyre dhe t’i dëmshpërblejnë në vlerë monetare.
“Na janë dëmtuar xhamat e ballkonit dhe dyert. Na kanë thënë që do të vijmë t’i shikojmë, t’i rregullojmë por që skanë ardhur akoma.” u shpreh një qytetare.
“Dera e ballkonit më është bërë copa, nëse duan të investojnë të investojnë, nuk e di nëse kanë mundësinë. Ata nuk kanë ardhur akoma të bëjnë vlersimet e dëmeve” tha një tjetër banor.
Discussion about this post