20:04 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Shkodër, Gent Strazimiri: Turp i Edi Ramës, flet dhe për suksese të policisë së tij

16:42 | 13/01/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthimi me tritol në Shkodër, Gent Strazimiri: Turp i Edi Ramës, flet dhe për suksese të policisë së tij

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri reagoi pak pas lajmit i cili tronditi qytetin e Shkodrës, nga shpërthimi me tritol i cili plagosi disa persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Në reagimin e Strazimirit thuhet se për turpin e tij vetëm pak minuta pasi Shkodra u trondit nga shpërthimi i tritolit, Edi Rama flet për suksese të policisë së tij.

Me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, deputeti Strazimiri shprehet se për herë të parë në histori, në Policinë e Shtetit, kanë veshur uniformën trafikantë droge dhe kriminelë.

Postimi i plotë

Për turpin e tij, vetëm pak minuta pasi Shkodra u trondit nga shpërthimi i tritolit, Edi Rama flet për suksese të policisë së tij. 
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një Ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është në hetim për bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të drogës, madje kërkohet ndihmë deri dhe nga FBI. Ministri aktual Fatmir Xhafa, është vëllai i një të kërkuari ndërkombëtarë për trafik droge. 
Katër drejtues policie janë në kërkim, 128 të tjerë të raportuar nga shërbimet për trafik droge. 
Për herë të parë mediat ndërkombëtare tregonin se si ndaheshin paratë e drogës mes kultivuesve dhe policisë. 
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, drejtues të policisë, ngarkonin hashashin që trafikohej në Europë. 
Për herë të parë në histori, në Policinë e Shtetit, kanë veshur uniformën trafikantë droge dhe kriminelë. 
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, drejtues të lartë të policisë, fshihnin urdhërarrestet ndërkombëtare për “shokët e Edit”. 
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, kreu i organizatës më të madhe kriminalo – mafioze është kryeministri i vendit Edi Rama.

E meqënëse i ka pasion raportet ndërkombëtare, “shoku I Visit” që ndyu sot festën e policisë, mjafton të shohë çfarë shkruan CIA në përditësimin më të fundit.

“Është zgjeruar prodhimi i kanabisit,

Shqipëria rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut dhe opiumin nga veriperëndimi i Azisë.

Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike dhe armëve”.

Ndërkohë, Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) në raportin e vitit 2017 për Shqipërinë, ngre shqetësimin se vendi pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend.

Raporti i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave, që i referohet periudhës 2016-2017, thotë se, kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit në fillim të ketij viti, thotë se: “Shqipëria është bazë për operacionet rajonale të organizatave të krimit të organizuar. Shqipëria prodhon dhe trafikon sasi të konsiderueshme marijuane, kryesisht për tregun Europian. Shqipëria është vend tranziti për heroinën dhe kokainën afgane. Shqipëria shërben si një pikë kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën. Paratë e krimit pastrohen me lehtësi në Shqipëri. Dhe së fundmi, EUROPOL-i thotë se, tregu i drogës në Bashkimin Europian, është 24 miliardë euro dhe se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit dhe pastrimit të parave dhe trafiku i drogës është rritur.

Ismail Qemali, do të ndihej i turpëruar kush mban postin e kryeministrit të këtij vendi dhe se si i referohet fjalëve të tij, ai që shkaterroi çdo vlerë morale dhe profesionale në Policinë e Shtetit e që po kalb këtë shoqëri me shembujt që promovon…si vetvetja!

Etiketa: Gent Strazimiripolicia e shtetitshperthim ne shkoder
Pas

Me këto 10 veprime partneri juaj do të luajë mendsh nga xhelozia

Para

Atentati në Shkodër, mbërrin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Reban Jaupi

Para
Atentati në Shkodër, mbërrin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Reban Jaupi

Atentati në Shkodër, mbërrin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Reban Jaupi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

Edi Paloka kundër deklaratës së policisë: “Thonë s’u hodh asnjë molotov ndaj fadromave… apo…?”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.