11:10 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shpërthimi në banesën e kryebashkiakut të Burrelit, reagon ashpër PD: Policia dhe Prokuroria të zbardhin me urgjencë autorët!

09:57 | 04/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthimi në banesën e kryebashkiakut të Burrelit, reagon ashpër PD: Policia dhe Prokuroria të zbardhin me urgjencë autorët!

Për eksplozivin e vendosur në hyrjen e banesës së kreut të Bashkisë në Burrel ka reaguar Partia Demokratike.

Partia Demokratike shpresh shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike. Ndërkohë vetë kryebashkiaku ka thënë se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe rrjedhimisht nuk ka informacione se kush janë autorët.

Në deklaratë thuhet:

“Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të vendosjes së lendës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani.

Partia Demokratike shpresh shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike.

Ne i kërkojmë me urgjencë policisë dhe prokurorisë të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen, e të vendosin para ligjit pergjegjësit.”

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 00.40, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë njoftim se në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se:

Në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.

Në të dy banesat e shtetasve M.B, dhe N.R, nuk ka patur asnjë njeri në banesë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur. Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gramë. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: bashkia burrelshperthimi
Pas

Tronditet Burreli, shpërthim me eksploziv në hyrjen e banesës së kryebashkiakut demokrat

Para

Gazetari pas faktit tronditës së patentave të Saimir Tahirit: Kryeministri e dinte për këtë shumë ndarë veçmas?! Gojët e liga thonë bëhet keq kur ia fusin në pazare

Para
Gazetari pas faktit tronditës së patentave të Saimir Tahirit: Kryeministri e dinte për këtë shumë ndarë veçmas?! Gojët e liga thonë bëhet keq kur ia fusin në pazare

Gazetari pas faktit tronditës së patentave të Saimir Tahirit: Kryeministri e dinte për këtë shumë ndarë veçmas?! Gojët e liga thonë bëhet keq kur ia fusin në pazare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Goditen dy raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, sekuestrohen armë dhe 40 mijë euro

Berisha ngre akuza pas përjashtimit të Petros: Po të ishte i tyre, nuk do e nxirrnin

Tensione në Kuvend mes Nokës dhe Spiropalit

Debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit,Dash Sula: Po shkelni rëndë Kushtetutën

Skualifikohen 6 kandidatë në garën për kreun e BKH, mbeten 7 në konkurim

Ambasadori britanik thekson nevojën urgjente për reformimin e ligjit të financimit të partive

Avokati i Popullit, Balla përgjigjet opozitës: Nuk donit të votonit, por ejani të ndërtojmë një proces

Berisha: ‘Hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë çështje’, Rama refuzon kandidaturën tonë

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura për Kuvendin e ri, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

“Dogana në 24 orë”, Rama: Themel i sigurisë ekonomike dhe integrimit europian të Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.