Një shpërthim lënde eksplozive ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Maqellarë të Dibrës. Policia bën të ditur se tritoli është hedhur brenda rrethimit të banesës së shtetasit, Gazmir Kosiqi, duke shkaktuar dëme materiale të mëdha. Po ashtu, mësohet se si pasojë e shpërthimit është plagosur Ismail Kosiqi, ndërsa shembja e murit të stallës së bagëtisë ngjitur me banesën shkaktuar ngordhjen e katër kuajve.
Ndërkohë, Gëzim Kosiqi një vit e gjysmë më parë humbi djalin Elsi Kosiqin 32 vjeç pasi ja vranë në pragun e shtëpisë. Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi një person të dyshuar një ditë më vonë.
Sa i përket shpërthimit të sotëm, ende nuk dihen motivet nëse kanë të bëjnë po me të njëjtën ngjarje të ndodhur me 20 Mars të vitit 2018.
Edhe pse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, apo që në këtë ngjarje pati një 27 vjeçar të plagosur Policia e Dibrës e mbajti të fshehtë, duke mos e raportuar jo vetëm në media, por as në faqen zyrtare të policisë së shtetit. Mbulimi i kësaj ngjarjeje të rëndë për familjen Kosiqi, është një akt tjetër i rëndë ndaj tyre.
Një vit më parë Gazmir Kosiqit i kishin vrarë djalin tjetër, Elsi Kosiqi, i njohur në zonë si biznesmen dhe pronar i një hoteli.
32-vjeçari është ekzekutuar rreth mesnatës së 20 Marsit në Maqellarë të Dibrës, një ngjarje e cila e tronditi jo pak zonën.
Për këtë vrasje policia ka arrestuar Mahmut Gegën, banues në njësinë administrative Shupenzë. Policia dyshoi asokohe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.
Kosiqi dhe vëllezërit e tij, pasi kishin punuar për disa vite në emigracion ishin kthyer në vendlindje, ku kishin ndërtuar dhe një hotel në zonën e llixhave.