19:50 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Shpërthimi në Fier, kush donte ta eleminonte 34-vjeçarin që u lirua nga amnistia

09:51 | 26/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Makina merr flakë në ecje, ish-i burgosuri nga Fieri humb të dyja këmbët

U lirua nga burgu me anë të amnistisë së fundit të bërë nga shteti, por ditën e djeshme u përfshi në një atentat. Ndësa makina e tij ishte në ecje mbrëmjen e djeshme,  ajo shpërtheu duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj. Shënjestra e këtij atentati ishte 34-vjeçari Armando Sulo i cili ka marrë dëmtime të rënda, kryesisht në gjymtyrë. Kjo ngjarje ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në lagjen “Kryengritja”, ka vënë në alarm Policinë e Fierit, e cila mbërriti menjëherë në vend dhe nisi hetimet. Nga verifikimmet e deritanishme  rezulton se shënjestra e këtij atentati ka qenë në 34-vjeçari i cili ishte në  burg dhe është liruar nga amnistia që u bë në janar.

Arrestimi i 34-vjeçarit:

Policia bëri të ditur se ai është arrestuar në qershor të 2016-s, pasi u kap teksa qarkullonte me automjetin e tij me armë zjarri. Bëhej fjalë për një pistoletë me mulli, për të cilin i riu deklaroi asokohe se e mbante për qejf.

Por policia hodhi dyshime se ai mund të kishte qëllim që ta përdorte në ndonjë krim të mundshëm. Ai u arrestua për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, por u lirua pasi përfitoi amnistinë.

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, Policia bëri të ditur se persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë vënë një sasi lënde eksplozive, tritol mjetit “BMW”, shkruan një portal online.

Sipas të dhënave, sasia ka qenë e vogël, por fakti se makina ka shpërthyer në ecje ngre dyshimet se autorët kanë pasur qëllim eliminimin e tij. Të parët që kanë dëgjuar zhurmën e shpërthimit kanë qenë banorët e lagjes, të cilët njoftuan policinë. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: 34-vjecariteksplozivmakina flake
Pas

”Pse nuk u lejuan banorët e Zharrzës të ngrejnë çadër si PD-ja”, Rama i jep përgjigje komentuesve

Para

Deputeti socialist në ”hall të madh”, kërkon titull për romanin

Para
Deputeti socialist në ”hall të madh”, kërkon titull për romanin

Deputeti socialist në ''hall të madh'', kërkon titull për romanin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.