16:51 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthimi në Gërdec, Zamira Durda: Më vranë djalin ata që janë mbledhur në çadër, s’kam “Facebook” të lexoj ngushëllimet e Kodhelit

18:08 | 15/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Shpërthimi në Gërdec, Zamira Durda: Më vranë djalin ata që janë mbledhur në çadër, s’kam “Facebook” të lexoj ngushëllimet e Kodhelit

9 vjet sot nga tragjedia e Gërdecit edhe ende nuk ka përfunduar çështja në gjykata. Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli ka kujtuar sot 26 viktimat e kësaj tragjedie nëpërmjet një postimi në Facebook. 

“U mbushën 9 vjet nga dita kur një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë. 26 të vrarë, qindra të plagosur e të gjymtuar, qindra e mijëra shtëpi e ëndrra të shkatërruara, biznese të rëna në tokē, për shkak të një biznesi kriminal ende pa autorë të dënuar. I paharruar qoftë kujtimi i atyre fëmijëve, grave e burrave që lanë jetën e tyre në fabrikën e vdekjes në Gërdec. Kujtojmë për të mos harruar!”, u shpreh ministrja.

Por e kontaktuar nga dritare.net, Zamira Durda, e cila humbi djalin 8-vjeçar nga shpërthimi, thotë se Erisoni ka lënë një dhimbje të pashoqe te ajo.
“Unë nuk e dija që Ministrja Kodheli, ka reaguar sot për 9 vjetorin. Pasi, jo të gjitha familjet kanë facebook që ta lexojnë. Dhe për ish-ministrin, nuk e di se kujt i ka kërkuar falje, pasi ne nuk na ka kontaktuar asnjë, e ne nuk dinim gjë. Unë i kam kërkuar ndihmë ministres së mbrojtjes, Kodheli që zona e kraterit e cila ka qenë e rrethuar, po bëhej gati t’i jepej pushtetit vendor. Dhe ajo na ndihmoi në këtë pjesë, na kanë dhënë një vend, kanë vendosur lapidar.
Por ne duam që fajtorët të paguajnë. Unë si banore, njoh ministrinë, nuk i njoh firmat private me të cilat lidhen kontrata. Qeveria këtë gjë duhet të bëjë, paralelisht me ne, të hedhë në gjyq firmën e cila është përgjegjëse. Kjo është beteja, por askush nuk po lufton.
Tani jam e lodhur dhe e pashpresë, atëherë mendoja se do merrja mbështetje nga qeveria, por tani jam e vrarë nga të gjitha anët.
Kam më shumë se 1 vit, që i jam drejtuar Gjykatës së Strasburgut, por ende nuk kemi marrë një vendim. Nuk e di ku qëndron problemi, nëse ndërhyn dikush nga jashtë. Dhe në këtë Gjykatë po më shuhen shpresat, pasi marsi 2018 vjen shpejt dhe pas 10 vitesh çështja penale mbyllet. Me vranë djalin ata që janë mbledhur në çadër. Me atë çadrën ata mbrojnë vetëm veten e tyre. Është një fasadë shumë e turpshme çadra e lirisë. Kush do e tregojë moralin aty, Berisha apo Mediu?!”, u shpreh Zamira. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: gerdecirrefimizamira durda
Pas

“Shqipëria nuk e ka luksin të bëjë diplomaci në Facebook”

Para

Tërmet Peçi flet për gafën e tij “Fitore publiçitare”: Nuk e dija çfarë kuptimi kishte

Para
Tërmet Peçi flet për gafën e tij “Fitore publiçitare”: Nuk e dija çfarë kuptimi kishte

Tërmet Peçi flet për gafën e tij "Fitore publiçitare": Nuk e dija çfarë kuptimi kishte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër të vdekur

Defender Europe 2025/ Vjosa Osmani takon Forcat e Sigurisë së Kosovës: Jemi krah për krah me SHBA dhe aleatët e NATO-s

Vrasja e këshilltarit ukrainas Andriy Portnov në Madrid, Spanja refuzon propozimin e Ukrainës për hetim të përbashkët

Vijojnë sulmet izraelite, vriten dhjetëra njerëz në Gaza

I akuzuar për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë, GJKKO zbut dënimin për Nikolin Nikën

Kryeministri emëron veten dhe 7 ministra në krye të shkencës/Shqipëria e fundit në Evropë për kërkim shkencor

Trajneri i Serie A rinovon kontratën, vjen firma

PD ankimon edhe Qarkun Tiranë: Na mbyllën TikTok-un para zgjedhjeve! Nuk kishim akses në media

“Paralizohet” Prishtina, bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë

Arritjet e sportistëve shqiptarë në Europë, Veliaj: E gjitha falë punës së madhe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.