Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 si pasojë e ngjarjes në zonën e ish-Bllokut, janë paraqitur në urgjencë pacientet Ardanoel Serani 23 vjeç, Eneda Nura, 18 vjeçe dhe një person tjetër me inicialet A.R 24 vjec.
Pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme. Pas ndihmës shëndetësore të dhënë, pacientët Serani A.S dhe shtetasi me inicialet A.R do largohen nga spitali, ndërsa pacientja Eneda Nura do jetë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, dhe si pasojë u raportua për 4 të plagosur dy prej të cilëve janë një çift bashkëshortësh dhe ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza”.
Emrat e personave në fjalë janë Alma dhe Sokol Pirra (bashkëshortë me njëri-tjetrin), Ardanoel Serani 23-vjeç, kalimtar i rastësishëm dhe Eneda Nura 18 vjec, punonjësja e argjendarisë, ndërkohë që Spitali I Traumës njofton se në ambientet e tij është paraqitur edhe një 24-vjeçar I cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Mësohet se 23-vjeçari, Serani ka marrë lëndime të lehta ku sapo Ii është ofruar ndihma e parë është larguar nga ambientet e spitalit, ndërsa 18-vjeçarja ka marrë ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana tjetër, çifti i bashkëshortëve Pirra ndodhen në spitalin “Nënë Tereza” të cilët mësohet se janë edhe pronarët e arxhendarisë ku ndodhi shpërthimi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)