Pas shpërthimit të gazit në një karburant në Lezhë pak ditë më parë, dalin detaje të reja për ngjarjen e rëndë ku mbetën disa të plagosur.
Nikolin Prenga, është punonjësi i karburantit ku shpërthuen flakët që mbeti i plagosur më rëndë, nxori nga makina dy fëmijët që ishin mes 7 të plagosurve.
I pyetur nga Fax News, babai i Nikolinit, Frrok Prenga tregon momentin e marrjes vesh të lajmit të shpërthimit dhe se si ai vetë e ka dërguar të birin në spital. Ai shprehet se i biri i ndodhet në gjendje të rëndë, dhe siç i ka thënë djali, ai thotë se nuk është pishman që ka shpëtuar dy fëmijët edhe sikur t’i kushtojë jetën.
“Djali ka qënë në punë në momentin e zjarrit, sapo e mora vesh lajmin kam shkuar direkt për të kërkuar djalin. E kam çuar në spital. Djali më tha jemi djegur, ka plasur bombula. Kam shpëtuar dhe dy fëmijët që kanë qënë në makinë. Edhe po të vdes nuk jam në merak se kam shpëtuar dy fëmijë”
40-vjeçari pësoi djegie në 40 % të trupi dhe ndodhet i shtruar në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë.
Dyshimet janë se shkak për shpërthimin u bë një defekt në sistemin e gazit dhe një shkëndije e shkaktuar nga ndezja e gjeneratorit pas ndërprerjes së enegjisë. (lexo këtu)