Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas shpërthimit në Velipojë që ndodhi në një resort dhe si pasojë e të cilit mbetën të plagosur tre persona.
Berisha kujton të tjera ngjarje tronditëse që kanë ndodhur këtë verë në qytetet bregdetare, e tillë siç ishte ngjarja në Ksamil, ku humbi jetën një turiste ruse. Për të gjitha këto ngjarje, berisha fajëson shtetin në krye të të cilit qëndron Edi Rama.
REAGIMI I BERISHËS
Turizmi skandaloz ne shtetin e Norieges!
Nje shperthim i fuqishem i nje cisterne gazi dhe nje zjarr i madh ne nje hotel turistik, tronditi sot mijra e mijra pushues ne Velipoje. Nga ky shperthim qe mund te merrte shume jete, por duket se çisterna e madhe nuk ishte plot gaz, u dogjen rende tre qytetare, te cileve nga zemra ju urojme sherim te shpejte.
Por mund te thuhet se ky ishte nje muaj skandaloz per turizmin shqiptar. Vetem ne ujerat e plazheve te vendit jane mbytur 15 turiste, dy here me shume se ne te gjitha plazhet e Europes te marra se bashku, dhjetra turiste te tjere humben jeten apo u plagosen ne trafikun jashte kontrolli te rrugeve te vendit.
Vrasja me mjetet ujore te mafies, e vajzes 15 vjeçare ruse dhe shperthimi i ujerave te zeza ne Ksamil (per shkak te BE thote kryetarja siçiliste e bashkise se Sarandes), derguan lajme skandaloze ne mbare boten.
Po te shtojme ketu sherbimet skandaloze dhe cmimet marramendese te pakontrollura, mungesa e energjise elektrike dhe ujit te pijshem, te gjitha keto perbejne nje bilanc skandaloz te turizmit te nje vendi pa zot dhe turpin e kesaj qeverie qe noton ne korrupsion. Sb (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post