Një ditë pas shpërthimit në Velipojë, ku mbetën të plagosur disa persona, kreu i Insektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), Arjan Goshi, shprehet se cisterna 1000 litërshe e gazit në bar-restorant ishte vendosur jashtë të gjitha kushteve dhe rregullave teknike të përcaktuara në rregulloret apo kodet hidrokarbure.
“Ngjarja ka ndodhur në një subjekt që kryente aktivitetin bar-restorant-fast food në kompleksin Fishta, në katin e parë të saj. Ky operator ekonomik për nevoja të biznesit ka të instaluar një rezervuar të gazit të lëngshëm të naftës i cili si produkt përdoret për gatim në kuzhinë.Nga inspektimi në vend u vu re që ky operator kishte të instaluar këtë rezervuarin 1000 litra në pozicionin vertikal i mbuluar me rërë dhe vendosur në pozicion totalisht të gabuar, jashtë të gjitha kushteve dhe rregullave teknike të përcaktuara në rregulloret apo kodet hidrokarbure. Si instalim me sa patëm kontakt dhe me ish-pronarin, punimi ishte kryer gjatë kohës që ndërtohej godina jo pasi ishte ndërtuar.Rrjedhja e gazit ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit dhe arsyet e shpërthimit të gazit janë nga më të ndryshmet një cigare, një shkëndijë elektrike, një çelës, një konktakt i pajisjeve ftohëse, frigoriferike etj jep gjithmonë fillimin e shpërthimit apo ndoshta dhe nga linja e tubacionit nëntokësor poshtë pllakave.”, tregon Goshi në një intervistë në Ora News.
Sakaq, i pyetur nëse kjo ngjarje mund të ishte evituar nga ISHTI, Goshi tha që pronari i resortit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, nuk e kishte deklaruar se kishte cisternë gazi.
“Një operator ekonomik përpara se të marrë iniciativë të vendosë një rezervuar gazi duke përcaktuar nëse duhet nënëtokësor apo mbitokësor, duhet të fillojë me pregatitjen e një dokumetacioni që fillon që nga hartimi i një skeme teknologjike të këtij instalimi. Skema hartohet nga inxhinierë të licensuar në fushën e instalimit të pajisjeve nën presion që mbajnë përgjegjësi për hartimin e këtij projekti.Të gjithë operatorët ekonomikë këto pajisje duhet ti regjistrojnë në Inspektoriat dhe ne të paktën një herë në vit këtyre pajisjeve duhet tu ushtrojmë inpektim nëse vazhdon të jetë e sigurt.Që nga qershori kemi filluar inspektimet. Në rastin konkret sipas njoftimit të inspektorëve kur është kontaktuar me pronarin ai është shprehur se unë përdor vetëm bombol GNN dhe në fakt dukej dhe nga pamjet ku ishte në gjendje pune, dhe nuk përdor rezervuar gazi. Nuk e kishte deklaruar.E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zjarrëfikësen Shkodër sepse dhe ata bëjnë inspektime.”, tha kreu i ISHTIT. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post