12:21 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthimi në Velipojë, pas humbjes së babait dhe vëllait Brikena Zenunaj mbetet e vetme, pak kohë më parë i kishte vdekur edhe nëna

18:12 | 07/08/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthimi në Velipojë, pas humbjes së babait dhe vëllait Brikena Zenunaj mbetet e vetme, pak kohë më parë i kishte vdekur edhe nëna

Pas vdekjes së babait dhe vëllait të saj nga shpërthimi që ndodhi në restorantin e familjes në Velipojë, Brikena Zenunaj ka mbetur e vetme. Kjo sepse edhe e ëma e saj ka ndërruar jetë pak kohë më parë.

Një tragjedi si kjo e ka lënë të dërrmuar të mbijetuarën e vetme në familje, e cila në rrjetet e saj sociale nuk ngurron ta shprehë dhimbjen.

Postimi i saj i fundit ka të bëjë pikërisht për dy njerëzit e saj më të shtrenjtë që sot nuk jetojnë më, babai, dhe vëllai.

“Pse me ike ne boten tjeter o Bab..
Une akoma se besoj..
Cdo dite te kerkoj..
Me mungon koha e vjeter..
Po prape me ty JETOJ..”
, shkruan Brikena për babain e saj.

Ndërkohë që pak ditë më parë, pikërisht më 1 gusht Brikena e cila lutej për  vëllain e saj, shkruante se ai ishte i vetmi që i ka mbetur në jetë.

“Te kesh nje vella do te thote te zihesh gjithe diten.Do te thote te kesh nje perqafim te sinqerte dhe nje engjell mbrojtes ne cdo hap qe ben.Te kesh nje vella do te thote qe kur blen embelsira pjesen me te madhe ja jep atij se eshte vellai im i vetem.Te kesh vella do te thote qe te kesh dashurine dhe respektin e vertet te nje mashkulli.Te kesh besimin dhe premtimet e sinqerta, e te mbajtura derisa fryma e fundit te dal. Te kesh nje vella do te thote te kesh gjithe boten ne duart e tua, se vetem buzeqeshja e tij eshte gjithe bota jote dhe ai eshte i afte te ta fal ty, se ti do jesh gjithmone princesha e tij.Te kesh nje vella do te thote qe sa gjithmone te ziheni per punet e shtepise se ti I Ben dhe ai i prish, e pastaj te ngacmon duke te thene qe ti ske bere pune fare. Te kesh nje vella do te thote qe te grindesh per pultin e televizorit, per vendin me te rehatshem ne divan, per kush hengri me shume kokoshka apo patos kur shihje ndonje film. Te kesh nje vella do te thote qe ai te te shkul floket kur ti i vihesh Kundra, por te ndjesh nje dhimbje te embel pas perqafimit te tij kur shikon fytyren tende te merzitur. Te kesh nje vella eshte dicka e madhe, eshte mrekulli, eshte vete jeta me ngjyrat e saj te bukura. Te kesh nje vella do te thote shume e shume gjera por mbi te gjitha respekt, besim, sinqeritet dhe dashuri..! Une besoj ne gjithesine e Zotit te madh se ti do te shpetosh dhe do ja dalesh per mua,se me ke premtu dikur qe asnjehere nuk do me lesh kurre vetem.. Te premtova para se te ikesh ne Turqi qe nuk te le une kurre te ikesh sepse ti je shume i forte sepse e ben vec per mua..cdo dhimbje e mban ne shpirtin tend dhe mua nuk mi thua..Lutem cdo dite qe ti te vish serisht tek une ashtu si dikur..Allahu me ka ndihmu ne cdo hap te Jetes time vella..dhe besoj se edhe kesaj here Zoti do me ndihmoj per ty..per ne te dy..Dua qe tja dalesh vella..
TE DUA PAFUND VELLA SEPSE JE GJITHCKA QE ME KA MBETE NE KETE JETE..
NE CDO HAP TE JETES ISHIM BASHKE DHE DUA QE TE JEMI GJITHMONE BASHKE….”, shkruante Brikena.

Deri para pak ditësh ajo u kërkonte atyre të bëheshin të fortë dhe të mos dorëzoheshin, por fati nuk i dëgjoi thirrjet e saj.

Më 28 korrik të këtij viti, restoranti i familjes u përfshi nga flakët të cilat lanë të plagosur rëndë tre persona, ndërkohë që edhe 20 të tjerë shpëtuan me lëndime të lehta.

Pronari Besnik Zenunaj ishte i pari që u godit nga shpërthimi që erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes.

Sot ka ndërruar jetë edhe Hektor Zenunaj, djali i familjes i cili ishte dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.

Vetëm 33 vjeç, Hektor Zenunaj ishte futur për të shpëtuar të atin e tij pas shpërthimit të cisternës, po mesa duket flakët kanë qenë fatale për të dy.

Për kurimin e tij pati dhe një marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij turk në mënyrë që shpenzimet të mos perballoheshin nga familja. E megjithatë përpjekjet rezultuan të kota. Dhimbja për të afërmit është vërtet e rëndë, në veçanti për Brikenën e cila tanimëhumbi edhe pjesëtarin e vetëm të familjes që kishte gjallë. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2581″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Brikena zenuni
Pas

Agravohet zjarri në Trodhen të Bushkashit, flakët rrezikojnë banesat. Banorët në panik kërkojnë ndërhyrje me helikopter

Para

Trafikonte drogë në Itali, arrestohet shqiptari me 30 pako marijuanë në Portin e Igumenicës

Para
Trafikonte drogë në Itali, arrestohet shqiptari me 30 pako marijuanë në Portin e Igumenicës

Trafikonte drogë në Itali, arrestohet shqiptari me 30 pako marijuanë në Portin e Igumenicës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

Përgjaket Parisi, 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

Gjermani/ Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në kopshtin e Gramshit/ PD denoncon: Bashkia nuk mban përgjegjësi! Kompania e përfshirë në korrupsion, vazhdon e fiton ende tendera

U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Policia e Shtetit/ Mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Hetim kush i futi dhe i përdori: U gjetën në oborr!

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Milano/ ‘Po vij me sanduiç dhe paketë…!’ Kodet sekrete çmontojnë rrjetin, shqiptari dhe italiani kapen me gjysmë kg drogë në parking

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.