Kreu i Departamentit të Emigracionit në PD, Bardh Spahia ka reaguar pas shpërthimit të një cisterne gazi, e cila ishte vendosur në katet e nëndheshme të një resorti turistik në Velipojë.
Ai shprehet mbështetjen e tij pas kësaj ngjarje tragjike dhe tregon se ka vizituar 2 nga te lenduarit, Besnikun dhe djalin e tij Hektorin.
Reagimi:
Me keqardhje te thelle mesova ngjarjen tragjike te Velipojes. Shpreh gjithe mbeshtetjen time per te lenduarit dhe te plagosurit. Vizitova personalisht 2 nga te lenduarit, Besnikun dhe djalin e tij Hektorin. Gjate bisedes me shefin e sherbimit dr. Gjergj Belba por edhe me disa prej familjareve i percolla dhe interesimin e lutjet e kryetarit Basha per sherimin e tyre sa me te shpejte. Profesor Belba me siguroi se po bejne maksimumin per te plagosurit me pergjegjshmeri te larte dhe profesionalizmin qe i karakterizon si ekip.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post