12:00 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthimi në Zubin-Potok, autoritetet në Kosovë konfirmojnë: Uji nga kanali i Ibër-Lepencit është i pijshëm

17:08 | 09/12/2024
në Aktualitet, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthimi në Zubin-Potok, autoritetet në Kosovë konfirmojnë: Uji nga kanali i Ibër-Lepencit është i pijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se uji nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret edhe për pije tani, rreth dy javë pas një sulmi që e dëmtoi kanalin në veriun e vendit.

Në një njoftim në Facebook, instituti tha se i ka bërë analiza laboratorike ujit në impiantet e trajtimit të tij në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj, në katër ditët e fundit.

“Rezultatet laboratorike nga dy laboratoret, IKSHPK dhe QRSHP-Mitrovicë, për katër ditët e fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 06-09 dhjetor-2024) rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes për të gjithë parametrat e kërkuar sipas UA 10/2021 ”Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, tha IKSHPK.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Një shpërthim i fuqishëm më 29 nëntor shkaktoi një çarje të madhe në murin e kanalit në një fshat të Zubin Potokut, duke e rrezikuar furnizimin me ujë dhe energji në pjesën më të madhe të vendit.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, gjë që mohohet nga Beogradi zyrtar.

Derisa furnizimi i KEK-ut me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua, shpërthimi shkaktoi reduktime të ujit në disa pjesë të vendit, ndërsa uji prej atëherë mund të përdorej vetëm për nevoja higjienike dhe sanitare.

Instituti njoftoi gjithashtu se furnizimi me ujë është kthyer në normalitet nga 6 dhjetori.

Ai i udhëzoi kompanitë rajonale të ujësjellësit, KRU Prishtina dhe KRU Mitrovica, të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes.

KRU Prishtina e furnizon me ujë kryeqytetin me rrethinë.

KRU Mitrovica i furnizon me ujë komunat si Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut pjesërisht, Zveçanin, Vushtrrinë dhe Skenderajn, sipas uebsjatit të kompanisë.

Autoritetet kosovare e kanë cilësuar shpërthimin e 29 nëntorit në kanalin e ujit si sulmin më të rëndë ndaj infrastrukturës së vendit që nga paslufta.

Sulmi u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë që e cilësuan si “akt terrorist”./ REL

Pas

Moti i keq, Policia: Vijon puna për pastrimin e rrugëve, shoferët të pajisen me goma dimërore

Para

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: “Dumani dhe Prokuroria nuk veprojnë të vetëm”

Para
Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: “Dumani dhe Prokuroria nuk veprojnë të vetëm”

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë: "Dumani dhe Prokuroria nuk veprojnë të vetëm"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania në borxhe rekorde! Parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në 2029

Trump kërkon anulimin e gjyqit ndaj Netanyahut në Izrael

Vodhi 10 biçikleta dhe motomjete elektrike, arrestohet një person në Tiranë

Shtyhet seanca gjyqësore e dosjes “5D”, shkak mungesa e dy avokatëve

Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile : 8 vatra zjarri të shuara, rreziku i lartë në Fier

Goditen dy raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, sekuestrohen armë dhe 40 mijë euro

Berisha ngre akuza pas përjashtimit të Petros: Po të ishte i tyre, nuk do e nxirrnin

Tensione në Kuvend mes Nokës dhe Spiropalit

Debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit,Dash Sula: Po shkelni rëndë Kushtetutën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.