I dërguari i Bashkimi Europian për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, në kanalin e ujit në Zubin Potok.
Lajcak shprehet se ndan të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajcak në postimin e tij në “X”.