Pas ngjarjes ku mbeti i dëmtuar lehtë në dorë mbrojtësi Mark Bartra, bota e futbollit u bë bashkë në mesazhet e solidaritetit ndaj ekipit gjerman.
Për t’ua shpërblyer, gjermanët nisën një fushatë në rrjetet sociale për t’u ofruar një vend për të kaluar natën tifozëve francezë që mbetën në Dortmund pas shtyrjes së ndeshjes për të mërkurën.
Me sloganin“Një shtrat për tifozët miq”, mijëra mesazhe vërshuan në ndihmë të mbështetësve të Monakos.
Fushata u mbështet edhe nga faqja zyrtare e Borusias në “Twitter”, raporton The Telegraph.
“Të dashur tifozë të Monakos. Nëse keni nevojë për strehim në Dortmund, ju lutem lidhuni me hashtagun #bedforawayfans”, ishte postimi i klubit gjerman. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post