Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, dhe si pasojë janë plagosur 4 persona dy prej të cilëve janë një çift bashkëshortësh dhe ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza”.
Emrat e personave në fjalë janë Alma dhe Sokol Pirra (bashkëshortë me njëri-tjetrin), Ardanoel Serani 23-vjeç, kalimtar i rastësishëm dhe Eneda Nura 18 vjec, punonjësja e argjendarisë.
Mësohet se 23-vjeçari, Serani ka marrë lëndime të lehta ku sapo I është ofruar ndihma e parë është larguar nga ambientet e spitalit, ndërsa 18-vjeçarja ka marrë ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana tjetër, çifti i bashkëshortëve Pirra ndodhen në spitalin “Nënë Tereza” të cilët mësohet se janë edhe pronarët e arxhendarisë ku ndodhi shpërthimi.
Ndërkohë biznesi në fjalë ka shumë dëme materiale, ndërsa ngjitur me të ndodhen dhe disa biznese të tjera si kreperi dhe një biznes për organizimin e eventeve. Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, dhe efektivë të shumtë.
Dyshimet janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombule me hidrogjen pranë një argjendarie, në bodrumin e argjendarisë
Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, dhe efektivë të shumtë, ngjarje e cila ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, ndërsa tymi ishte prezent në një perimetër të gjerë për një kohë të gjatë.
Bizneset janë të vendosura në katin e parë të një pallati shumëkatësh, ndërsa dëmet në të gjithë godinën janë të konsiderueshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)