Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në një biznes në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet.
Një fast food dhe kreperi në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit ka rënë pre e këtij sulmi.
Hetimet paraprake kanë nxjerr si shkak të shpërthimit rrjedhjen e gazit dhe nxehtësinë e krijuar brenda subjektit tregtarë nga pajisjet teknologjike, ndërsa ekspertiza e zjarrfiksëve pritet të zbardh se cfarë e shkaktoi rrjedhjen.
Në këtë sistem kanë qenë të montuara dy bombula gazi ndërsa njëra prej tyre ka shkaktuar shpërthimin dhe rezulton se ka patur mbi 25 litra gaz.
Vec dëmeve materiale pallati ku ndodhi shpërthimi ka mbetur dhe pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit tre fazor.
Vala e shpërthimit ka prekur dhe pjesën e përparme të rrugës, por aty dëmet kanë qenë më të vogla pasi bombulat ishin montuar në pjesën e ballkonit të subjektit tregtar në katin e parë.
(E.K/SHUPLAKA)