Shpërthimi i tmerrshëm në Shkodër ku si pasojë e një shpërhimi me eksploziv mbetën të plagosur 8 persona, mund të përsëritet në disa qytete.
Analisti Lorenc Vangjeli të hënën ka deklaruar se histori të ngjashme me atë që ndodhi në qytetin e Shkodrës mund të përsëriten në disa zona të tjera në Shqipëri.
Në studion e emisionit Opinion, Vangjeli tha se kjo mund të ndodhë për shkak edhe të veçorive të caktuara.
“Se çfarë do të ndodhë nesër nuk e di, nuk dua të bëj Kasandrën por kam frikë se histori të tilla mund të përsëriten. Mund të ndodhë për shkak të drogës në Fier dhe në Vlorë, por mund të ndodhë në Shkodër jo vetëm për shkak të drogës por edhe të gjobvënies dhe tregtisë së kanabisit. Mund të ndodhë në Lezhë, ku ka sërish përplasje shumë të forta dhe të nëndheshme mes bandave. Mund të jetë sërish historia e drogës në Lushnje dhe në Fier. Si dhe Durrësi dhe Vlorën që kanë porte, ku hyn dhe del droga. Si dhe Elbasani si një qendër transitive. Kjo ështa harta që dëshmojë se çfarë mund të ndodhë në Shkodër’, tha Vangjeli. (B.H/Faxweb)