12:21 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Shpëthen Albin Kurti: Pushteti në Kosovë ka përçarë popullin e ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët

16:30 | 31/07/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpëthen Albin Kurti: Pushteti në Kosovë ka përçarë popullin e ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka reguar ditën e sotme duke u shprehur  se pushteti në Kosovë ka ndarë e përçarë popullin ndërsa ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët.

 Ai shton se Vetëvendosja do t’i shërojë nplagët e popullit dhe se për këtë është I sigurt, pasi ata kanë  vullnet edhe program, edhe guxim edhe dije.

Reagimi i plotë:

Ata që pushtetin e kanë qëllim vetjak dhe ne që e kemi mjet politik

Fitorja në politikën kosovare është keqkuptuar duke u degraduar në fitore elektorale. Lëvizja nuk duhet (vetëm) ta marrë pushtetin, por (njëkohësisht) ta zëvendësojë atë me një lloj të ri të pushtetit. Dhe, është pikërisht VETËVENDOSJE! dhe vetëm ajo që don ta marrë pushtetin. Partitë tjera në Kosovë nuk duan ta marrin pushtetin. Ato duan të jenë pushteti. Vetëm Lëvizja jonë don ta marrë pushtetin siç merret një mjet, për të realizuar pra qëllimet politike që derivojnë nga koncepti ynë. Ndërsa të tjerët nuk duan ta marrin pushtetin sepse nuk e shohin atë si mjet; ata duan të jenë pushteti, sepse pushteti për ta është vetëm qëllim dhe i vetmi qëllim.

Por cilat janë synimet tona, për ç’arsye duam ne ta marrim pushtetin? Arsyet janë të shumta, e njërën prej tyre e keni të gjithë me vete, të nderuar lexues. Ajo është kuleta juaj. Kuleta e njerëzve të Kosovës së varfëruar është bërë si qepa: kur e hap të detyron të qash.

Si u bë e mundur që kuletat e njerëzve të thjeshtë janë zbrazur, ndërsa kontot e pushtetarëve, privatizuesve e haraçxhinjve janë stërfryrë me miliona e miliarda?

Kjo ka ndodhur sepse këta pushtetarë të partive të vjetra e kanë dashur buxhetin dhe i kanë përdorur qytetarët. Ndërsa ne kudo që do të qeverisim, udhëhiqemi nga parimet tona: ne qytetarët i duam, ndërsa buxhetin e përdorim.

Pushteti në Kosovë ka ndarë e përçarë popullin kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët. Ne do t’ia shërojmë plagët popullit, që ia kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës. Për këtë gjë kemi edhe vullnet edhe program, edhe guxim edhe dije. Qeveria e VETËVENDOSJE!-s, me zemër e mendje, do t’i bashkojë qytetarët.

Gënjeshtrat kanë ardhur dhe ende vijnë prej lart. E vërteta vjen prej poshtë, prej popullit, siç erdhi në 11 qershor.

Dhe kjo e vërtetë bën të mundur që ne të marrim pushtetin e ta transformojmë atë, të vijë zhvillimi e drejtësia. Për ata që sollën prapambetje dhe padrejtësi, fitorja jonë sjell mundësinë që të shfryhen duke ofenduar, deri sa t’iu vijë thirrja prej gjykatave.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: albin kurtikosovevetevendosja
Pas

U arratisën nga burgu në Itali, përfundon arratia e njërit prej dy shqiptarëve

Para

Punimet në kabina, ja zonat pa energji në Tiranë nesër

Para
Punimet në kabina, ja zonat pa energji në Tiranë nesër

Punimet në kabina, ja zonat pa energji në Tiranë nesër

Discussion about this post

 



Të Fundit

AMP kontrolle në Kapshticë, gjendet një sasi droge e fshehur në makinë

Tiranë/ Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

Rrezikoi të mbytej ndërsa po notonte në “Plazhin e Vjetër, shpëton 13-vjeçarja

25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

Tronditet Belgjika! Masakrohen nënë e bijë nga Ukraina, gjenden të vrara dhe të djegura në banesën e tyre. Babai shërben në frontin e luftës

Tiranë/Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike, ndalohet dhuna dhe shkeljet në qarkullim

E qëlloi me thikë pas gërvishtjes së makinave, detaje nga plagosja në Sarandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.