Prej dy vitesh tashmë Shpëtim Gjika është jashtë vemendjes së medias dhe jashtë angazhimeve politike. Që prej zgjedhjeve të 2015-tës kur ai nuk u rikandidua më në Vlorë dhe pas krisjes me Ramën ai ka pasur një qëndrim më pasiv.
Edhe në listat e emrave për deputetë për Vlorën ai nuk shihet gjëkundi. Por mesa duket është bërë nostalgjik për vitin 2013-të, kohë në të cilën ishte pranë Ramës në fushatën e tij për të qenë kryeministri i vendit.
Ai ka shpërndarë sot një foto në rrjetet sociale të kësaj periudhe, dhe në fjalët e tij duket edhe nostalgjik. ‘’ Në një moment gjatë fushatës së vitit 2013!’’, shkruan Gjika në kometin bashkëngjitur fotos.
Vetë Rama në takimet e organizuaranë Vlorë jo pak herë e ka përshëndetur me pak humor Gjikën, duke u shprehur se ai mbetet një mik i mirë.
(E.K/SHUPLAKA)