Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në takimin e sotëm elektoral në kryeqytet, ka akuzuar kreun e PD-së Lulzim Basha se ka marrë peng partinë e tij.
“Dua t’i përgjigjem dikujt, dikujt që ka marrë peng një parti të madhe, që shumica e ka prit si partinë e madhe pluraliste, ku edhe ne Mesila kemi qenë që në themelim, PD është marrë peng nga një nuk ka lidhje me të, por kërkon të stigmatizojë nga Dibra për votat. Edi që e ka qejf ujin, detin, di edhe që kur ishte kryetar bashkie, e ktheu bashkinë në ndërrmarrjen e kunatit të vet.
Lulzim Basha, gjithë halli jot, është më i madh se sa joni sepse ne kemi me vete gjithë shqiptarët që mendojnë si ne, veç për një atdhe.”, deklaroi Idrizi. (D.D/Shuplaka)