Deputetja e PDIU-së Mesila Doda, ka reaguar mjaft ashpër lidhur me procesin e numërimit të votave. Në një deklaratë për mediat, Doda u shpreh se votat për PDIU-në janë deformuar dhe janë nxjerrë me qëllim të pavlefshme.
“Jua them se sipas të dhënave që kemi, Shpëtim Idrizi është deputet në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë. Askush të mos guxojë të thotë të kundërtën. Po ndjehemi të shpërfillur.
Kjo ështëë dita kur është autokraci. Do përballemi sy për sy e dhëmbë për dhëmbë, mos të kërkojë njerë të prekë mandatin e PDIU
Votat e PDIU-së janë zhvlerësuar. Varet se kush KZAZ i hedh. Ka patur raste të tilla, Kavajë, Rrogozhinë, Kavajë. Për të nxjerrë të pavlefshme votat. U them të mos guxojnë më me shifra. ”, tha Doda. Vijon… (D.D/Shuplaka)