Procesi i numërimit të votave ka pak kohë që ka mbaruar, ku ashtu siç ishin rezultatet e deritanishme, PS mori 74 mandate, PD 43, LSI 19 dhe PDIU 3 mandate.
Mirëpo “Shuplaka” mëson nga burime të brendshme të PDIU-së se Shpëtim Idrizi e ka marrë mandatin në Tiranë, duke përmbysur rezultatin në momentin e fundit. Por Komisioni Qendror i zgjedhjeve ende nuk e ka pasqyruar.
PDIU pretendon se mandatin në Tiranë e kanë marrë në çastet e fundit, ndërsa kreu i KQZ-së publikoi rezultatin paraprak.
Një gjë të tillë e ka deklaruar pak orë më parë edhe deputetja Mesila Doda, e cila në një deklaratë për mediat tha se Shpëtim Idrizi do të jetë deputet në Parlamentin e ardhshëm.
Kujtojmë se Klement Zguri, kreu i KQZ-së doli pak më herët në një deklaratë për mediat, ku deklaroi se numërimi ka përfunduar dhe sqaroi se rezultatet përfundimtare do të paraqiteshin pak më vonë. Kështu mbetet të presim afishimin e saktë të rezultateve, për të parë se ku ka ndodhur ndryshimi në minutat e fundit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post