12:58 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Shpëtim Idrizit propozon para fushate: Të rikthehet shërbimi ushtarak

11:05 | 25/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpëtim Idrizit propozon para fushate: Të rikthehet shërbimi ushtarak

 Gjatë takimit me banorët e njësie nr 5 në Tiranë,  ku ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputetja Mesila Doda dhe kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës.

Idrizi propozoi që të rikthehet shërbimi ushtarak për të rinjtë, si dhe në moshën 18-vjeçare çdo shqiptar të bëjë betimin mbi flamur.

“Ne do të propozojmë që të rinjtë t’i rikthehen shërbimit ushtarak. T’i rikthehen një muaj shërbimit ushtarak dhe besoj se këtë e praktikojnë edhe vendet më të përparuara në botë. Ne mendojmë se do na ruajë Zoti dhe të tjerët, por në radhë të parë ne duhet të ruajmë veten tonë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë të bëjnë një muaj shërbim ushtarak. Ne gjithmonë kemi besuar që një formim atdhetar do të na bëjë ta duam më shumë këtë vend. Po nuk e deshëm ne Atdheun dhe njëri-tjetrin, nuk mund të na duan të tjerët. Një tjetër propozim i PDIU-së është që të rinjtë kur të arrijnë në moshë madhore, të bëjnë betimin para flamurit. Të bëjnë para flamurit dhe të jenë krenarë dhe të kuptojnë se Shqipëria është vendi ynë dhe duhet ta ruajmë e ta zhvillojmë. Kjo është arsyeja pse ne kemi veç një Atdhe, nuk kemi dy Atdhe. Ne duhet t’ju japim mundësi të rinjve të bëhen pjesë e tregut të dijes dhe tregut të punës”, u shpreh Shpëtim Idrizi.

Kryetari i PDIU-së tha se zgjedhjet e 25 qershorit nuk janë për partitë politike, por për qytetarët, të cilët do të vendosin kush do ti qeverisë.

“Ne po tentonim të hynim në një fushatë elektorale totalisht të çuditshme dhe të veçantë. Një pjesë e mirë e spektrit politik nuk ishte prezent. Ne do ti hiqnim qytetarëve të Shqipërisë mundësinë që të votonin. Zgjedhjet nuk janë për partitë politike, në radhë të parë zgjedhjet janë për qytetarët, të cilët një herë në katër vjet, kanë të drejtën që të zgjedhin ata që do ti udhëheqin. PDIU bëri gjithçka që kjo të mos ndodhte dhe në zgjedhje të hynin të gjithë forcat politike. Mazhorancat apo pakicat nuk i bëjnë paktet, mazhorancat dhe pakicat i bëjnë qytetarët. Prandaj unë ju ftoj që të votoni PDIU-në, bëhuni pjesë e politikës, mos rrini larg saj. Ushtroni të drejtën e votës, zgjidhni ata që ju bëjnë krenar dhe zgjidhni ata që kanë ruajtur identitetin. Ne kemi kërkuar të garojë çdo parti më vete. Ne kërkuam që të kishim një propocional kombëtar, që votat e partive të numëroheshin për gjithë Shqipërinë dhe më pas të përcaktoheshin mandatet. Unë e di që ne padrejtësitë historike na kanë ndarë në 5 shtete, por nuk e di pse na kanë ndarë në 12 qarqe brenda Shqipërisë. Kemi kërkuar që të kemi një zonë zgjedhore, një propocional kombëtar dhe që çdo parti paralamentare të kishte një numërues. Është një rast i artë për PDIU-në që do të garojmë të vetëm. Ne do të jemi partia që jo vetëm do ketë grup parlamentar, por do jemi përcaktues edhe për qeverinë e re. Unë ju ftoj që të votoni PDIU-në, sepse ne kemi veç një Atdhe”, u shpreh Idrizi gjatë takimit me banorë të njësisë nr.5.

 

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: mesila dodanjesia5shpetim idrizi
Pas

Dosja e Pezës në Gjykatën e Lartë, thirret zyrtarisht si i pandehur

Para

U arrestua për ngacmim seksual, pse i shkuan në zyrë dy nxënëset drejtorit të shkollës në Berat

Para
U arrestua nën akuzën për ngacmimin seksual të dy nxënëseve, KUSH është drejtori i gjimnazit në Berat (FOTOT)

U arrestua për ngacmim seksual, pse i shkuan në zyrë dy nxënëset drejtorit të shkollës në Berat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha paralajmëron zbulimin e skemave të blerjes së votave me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi

Berisha denoncon: 6 mijë leje legalizimi përdoren për blerje votash, farsa elektorale në 11 maj

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

Shuhen flakët në Pilur dhe Kukës, Emergjencat Civile njoftojnë gjendjen e zjarreve në vend

Aksident në Tiranë, dy të mitur me skuter përplasen nga automjeti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.