Teksa Greqia përkujtoi vrësjen e ekstremistit Kacifas, i cili u ekzekutua në Bularat pasi qëlloi me armë kunddrejt policisë shqiptare, gazetari Shpëtim Zinxhira sjell në vëmendje heronjtë shqiptarë që janë ekzekutuar në mënyrë të pafajshme nga autoritetet greke.
Përmes një postimi në facebook, gazetari sjell përkujton 97 vrasjet e kryera nga efektivët grek kundrejt shtetasve shqiptarë, ku rastet janë njëra më e dhimbshme se tjetra. Zinxhiria shprehet se Shqipëria ka heronjtë e saj, ku thekson vrasjen e dy të rinjëve 13 dhe 14 vjeç nga policia greke teksa po lëviznin me bukë në trastë dhe jo me armë në dorë si ekstremisti Kacifas.
Postimi i plotë: Ne kemi heronjtë tanë 13-14 vjeçarë që në kurriz me bukë në trastë u VRANË nga policë greke
Nëse Greqia krenohet me heronjë e saj, me ekstremistët që vriten me armë në dorë nga policia shqiptare, si rasti i 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas, që për Greqinë është krenaria e tyre le ta gëzojnë. Por, ne kemi heronjtë tanë 14 vjeçarë të vrarë nga policia greke që u vranë pa armë por me bukë në trastë, pasi kerkonin një jetë më të mire në vendin fqinjë.
Çdo vend ka heronjtë e vet edhe pse janë ekstremistë edhe pse vriten me armë në dorë. Këta dy fëmijë të pafajshëm janë midis 97 shqiptarve të vrarë nga policë grekë, u vranë pa armë…
Erion Qosja është një nga 97 të vrarët nga policia greke, por fatkeqësisht u la në haresë nga shteti shqiptar. Ai u vra më 8/02/1997 nga policia pasi kaloi kufirin dhe u hodh po nga ata në një kanal, por u gjend rastësisht nga një kalimtar. Asnjë hetim nga Drejtësia greke, asnjë fjalë nga shteti shqiptar.
Edmond Gjoni nga Bubullima e Lushnjes, i cili u vra më 26 prill 2000 nga roja në burgun Avlona të Athinës. U vra se kërkonte ujë…!
Djali shqiptar 18-vjeçar u vra pa armë në dorë… Ai u vra pasi me shokët e tij kërkonin kushte të mira, kërkonin ujë të ngrohtë që të laheshin.
Ai u vra brenda territorit të burgut të fëmijëve. Ishte një plumb i leshuar nga roja e kullës që i mori jeten këtij fëmijë. Nuk ka asnjë krahasim me heroin grek. Por…mungon shteti shqiptar.