Fax News raporton se ka marrë fund tmerri për katër alpinistët që u bllokuan prej ditës së djeshme në malin Murgana në fshatin Sotirë në Dropull në kufi me Greqinë.
Ata janë shpëtuar mesditën e sotme pas ndërhyrjes me një helikopter.
Alpinistët u bllokuan pasi ranë në një gropë në mal. 24 orë më pas, Florentin Muho 25 vjeç, Joan Dhandili 25 vjeç, Theodhori Dhima dhe Enea Lici u shpëtuan.
Mësohet se Joan Dhandili është pjesë e Forcave të Armatosura, po ashtu edhe Florentin Muho është komando.
Ata kishin vendosur mëngjesin e djeshëm që të ngjiteshin në malin Murgana, por aksidentalisht ranë në një gropë duke u bllokuar.
Kontakti i fundit me familjen ka qenë dje pasdite, të cilët njoftuan më pas policinë për të ndërhyrë.
Në orët e para të paradites së sotme përmes një helikopteri nga Tirana që u erdhi në ndihmë policisë lokale dhe zjarrfikësve.
Katër alpinistët u shpëtuan dhe mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetsore.
(E.L/Faxweb)