Katedralja e famshme Notre Dame de Paris u përfshi nga flakë të mëdha, por duket duket se flakët nuk e kanë përpirë të gjithë katedralen pasi ajo që ka mbetur pas është struktura e katedrales, lajmin e mirë e dha vetë presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili tha se do do ta ndërtojmë sërish katedralen, duke njoftuar se së shpejti do të hap një skemë ndërkombëtare për të mledhur fonde për rindërtimin e katedrales.
“Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit”, tha Macron duke njoftuar se shumë shpejt do të hapë një skemë ndërkombëtare të mbledhjes së fondeve, për t’i rikthyer kryeqytetit Notre Dame-n e famshme”.
Pasditen e djeshme katedralja e famshme e Notre Dame de Paris u përfshi nga flakët, të cilat për 9 orë përpinë katedralen duke lënë vetëm skeletin. Ndërkohë ende nuk janë mësuar shkaqet e zjarrit, por dyshohet se mund të ketë qenë një zjarr aksidental pasi në një pjeë të katedrales po kryheshin rinovime.
Kujtojmë që kjo katedralja e Notre Dame de Paris është një ndër destinacionet më të preferuara për turistët në mbarë botën, numri i vizitorëve në këtë kartedrale arrin deri në 12 milion në vit, për faktin se është një prej katedraleve më të vjetra në botë e ndërtuar para 850 vitesh.
(B.K/ FAXWE.AL)
Discussion about this post