18:03 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpëtoni nga djegiet e diellit me këto produkte natyrale

15:27 | 01/08/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpëtoni nga djegiet e diellit me këto produkte natyrale

Kur lëkura është e dëmtuar për shkak të ekspozimit në diell, është e rëndësishme për ta trajtuar atë, sepse rrezet mund të rrezikojnë bukurinë dhe shëndetin tonë. Ja disa metoda tërësisht natyrale që ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Qëndroni në hije – Nëse jeni djegur, gjëja më e mirë është që të qëndroni në hije, pasi ekspozimi i diellit mund të përkeqësojë më tej problemin.

Ujë i ftohtë – Kur lëkura është e dëmtuar nga dielli, një nga gjërat e para që duhet të bëni është një dush me ujë të ftohtë për të ftohur zonën e djegur. Nëse është e mundur, vendosni fasha të ftohta në zonat e djegura për disa minuta. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të pini një sasi të mirë uji.

Fasha me qumësht të ftohtë – Qumështi është një ilaç shumë i mirë për lëkurën e djegur nga dielli, sepse ai përmban acid laktik dhe acide yndyrore që kanë një efekt qetësues në djegie. Njomni një leckë të pastër dhe të butë në një sasi të mirë me qumësht të ftohtë. Aplikojeni atë në zonat e djegura duke fërkuar lehtë për 20 minuta dhe pastaj e shpëlani me ujë të ftohtë.

Çaj kamomili – Kamomili është një bimë me veti medicinale qetësuese për lehtësimin e dhimbjeve nga djegiet e diellit. Përgatisni një çaj kamomili dhe e lini të ftohet plotësisht. Ju mund ta ruani atë në frigorifer ose të shtoni disa kube akulli që të ftohet më shpejt. Pasi të jetë ftohur, me ndihmën e një peshqiri ose një shtupe pambuku e aplikoni në zonën e djegur nga dielli.

Aloe vera – Aloe vera është një nga bimët më të përdorura për djegiet nga dielli sepse, përveçse lehtëson dhimbjen që ato shkaktojnë, riparon edhe indet e dëmtuara duke favorizuar një rigjenerim të shpejtë dhe efektiv të lëkurës. Nxirrni xhelin nga një gjethe e aloe verës dhe e aplikoni atë direkt në zonën e prekur.

Tërshëra – Tërshëra është ideale për hidratimin e lëkurës së djegur nga dielli, për të zbutur dhe për të riparuar dëmin e shkaktuar prej tij. Përzieni një sasi të mirë të tërshërës me ujë. Aplikoni masën e përftuar në pjesët e djegura nga dielli duke bërë masazhe të lehta. E lini të pushojë për disa minuta dhe pastaj e hiqni me ujë të ftohtë.

Uthulla e mollës – Edhe uthulla e mollës është një nga trajtimet më të mira për lehtësimin e simptomave të djegieve nga dielli. Përveçse qetëson dhimbjen, ajo është ideale edhe për të parandaluar shfaqjen e flluskave dhe rrjepjen e lëkurës. Holloni uthullën në të njëjtën sasi me ujë dhe mos e përdorni atë të paholluar direkt në lëkurë, pasi acidi acetik mund të shkaktojë reaksione të padëshiruara. Ju mund ta aplikoni uthullën e mollës me fasha në djegie duke e lënë për 15 minuta. Gjatë kësaj kohe mund ta njomni përsëri leckën për një veprim më freskues dhe më efektiv.

Një tjetër alternativë është që të laheni me uthull molle, duke përdorur një sasi më të madhe të  uthullës në ujë. Përzieni dy gota uthull molle dhe një ujë dhe pastaj zhytni pjesën e djegur të trupit në këtë përzierje.

 

Pas

Gjyqtari që liroi Arben Frrokun nga burgu u konfirmua në detyrë, PD publikon deklaratën e Donald Lu: Këta persona duhet të kenë frikë…

Para

Ndryshimi i madh i Gjermanisë, 1 në 4 banorë me origjinë të huaj, grupimin më të madh të emigrantëve e përbëjnë…

Para
Ndryshimi i madh i Gjermanisë, 1 në 4 banorë me origjinë të huaj, grupimin më të madh të emigrantëve e përbëjnë…

Ndryshimi i madh i Gjermanisë, 1 në 4 banorë me origjinë të huaj, grupimin më të madh të emigrantëve e përbëjnë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

Monopatinat elektrike, trend i rrezikshëm në rrugët e Tiranës

Kallas: Trump kërkoi rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, u përgjigjëm pozitivisht

Hegseth: Programi bërthamor i Iranit është eliminuar, “Merrni një lopatë dhe gërmoni”

Turqia në krye të investimeve të huaja në Shqipëri, Holanda dhe Italia pas saj

Frikë dhe pasiguri në Teheran: Lideri suprem pezullon komunikimet pas sulmeve

Trump: Irani ka nevojë për para pas luftës nuk kundërshtoj shitjen e naftës në Kinë

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës, kapacitet 62 MW për 49 vite

UNESCO: Mediat online duhet të dallohen nga përmbajtjet individuale kërkohet përmirësim i ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.