Mbrëmjen e djeshme në studion e Sonila Meços, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë kur tha se drejtori i Aviacionit Civil Krislen Keri, në konflikt interesi, ka vendosur që të ndërtojë zyrat e reja të këtij institucioni në pronën e babait, Pilo Keri.
Ky i fundit është një biznesmen i njohur, arkitekt në detyrë, dhe njëherësh ish-deputet i Partisë Socialiste, dhe për këtë shkak sipas Kryemadhit Keri duhet të jepte dorëheqjen nga Aviacioni Civil.
I ftuar në studion e Fax News, Pilo Keri mohoi akuzat, duke thënë se djali i tij është shkolluar në Oksford, dhe gjithshka e ka fituar në saj të punës së tij.
Ai shtoi gjithashtu se një poltikanë me eksperiencë kaq të gjatë sa Kryemadhi nuk mund të bëjë deklaratë të papërgjegjshme.
“Në kuadrin e gjithë këtyre lëvizjeve për mbështetjen e biznesit, Kryemdhi del dhe shpif dhe nxjerr një borçkull të paqenë apsolutisht të paqena. Një politikane e tillë me ekspeirncë kaq të gjatë flet pa asnjë lloj përgjeshmërie. E sfidoj të gjejë një dokument të vetëm të kem një metër katror pronësi në qarkun e Tiranës, të kemi në pronësi apo të marrë me koncesion apo me qera. Kam 30 vjet që punoj në këtë vend që në tërësi ka pasur probleme, por nuk kam abuzuar asnjë sekond në të gjithë aktivitetin e jetës time. Unë edhe sot jam banor i qytetit të Kuçovës. Sepse ai komunitet më ka rritur. Zonja Kryemadhi vazhdo dhe nuk është hera e parë që i bën këto.
Djali ka ardhur në ministrinë e Haxhinastos, ka ardhur nga një projekt pilot elitë nga fonadcioni amerikan i zhvillimit. Duke parë militantët e zonjës Kryemadhi, haxhinasto i tha ma bëj edhe këtë punë. Në këtë kohë ishte i mirë!? Djali im ka studiuar në Oksford, jo nga ato 6 mujorshit, se nuk e ka marrë shkollët tek Rruga e Kavajës si ato të adiministratës së LSI-së. Unë nuk e di se çfarë objekti do të ndërtojë. Po i ka marrë për këtë punë djali ka një linjë zyratrë. Zonja Monika të shkojë në Gjykatë të më nxjerri një dokument që jam unë posedues apo pronar i një tokë. Po vij unë këtu prap dhe po kërkoj ndjesë. Një kandidate për kryeministre del dhe thotë gënjeshtra.”– u shpreh Pilo Keri.
(M.Q/Faxweb.al)