Yzedin Hajdaraj, drejtori i shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” në Berat, i akuzuar për “ngacmim seksual” ndaj dy nxënësve të kësaj shkolle, ka mohuar akuzat mbi të.
I pyetur lidhur me denoncimin në polici, pretendimin e nxënësve që e akuzojnë se i ka ngacmuar seksualisht në zyrën e tij, Hajdaraj i ka mohuar kategorikisht këto akuza duke i cilësuar si shpifje të ulëta.
Gjatë marrjes në pyetje, ai ka folur për punën e gjatë në arsim, ku ka shërbyer si mësues në shumë shkolla të rrethit të Beratit dhe asnjëherë nuk është përballur me akuza të tilla.
Akuzat për ngacmim seksual ndaj tij u bënë nga dy nxënëse të vitit të dytë në gjimnaz, të cilat kishin shkuar në zyrën e tij për të biseduar për një provim që nuk e kishin kryer në lëndën e Matematikës.
(XH.A/SHUPLAKA)