18:15 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shpiku fejesën e të birit për t’u viktimizuar”, PD i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk përfituam politikisht nga tragjedia

20:55 | 14/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
12 vite burg për Tahirin, Bardhi: Është show, i duhet Ramës për…

Partia Demokratike iu përgjigj kryeministrit Edi Rama pas akuzave të këtij të fundit se opozita po hedh baltë dhe shpif ndaj qeverisë pas tërmetit. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ai i cili në “Facebook” tha se Rama dështoi ta bënte opozitën pjesë të fasadës së tij.

Sipas tij, kryeministri shpiku fejesën e djalit për t’u viktimizuar para qytetarëve. “Ne nuk përfituam politikisht nga tragjedia, ne nuk u tallëm me viktimat dhe as nuk i përdorëm të prekurit nga tërmeti, siç po përpiqet prej ditës së parë, Edi Rama, i cili shpiku edhe fejesën e të birit për t’u viktimizuar para shqiptarëve që ia kanë hequr vizën me kohë”, tha Gazment Bardhi.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama vazhdon të bëjë shou mbi tragjedinë e 26 Nëntorit, duke u përpjekur të mbulojë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe abuzimin e qeverisë së tij me propagandë të shëmtuar kundër opozitës. Për fatin e keq të Shqipërisë dhe qytetarëve të prekur nga tërmeti, këto 3 javë provuan se vendi drejtohet nga një kryeministër i dështuar.

Edi Rama dështoi të menaxhojë situatën pas tërmetit, dështoi t’u japë qytetarëve sigurinë për banesat e tyre, dështoi të mbrojë interesin publik, duke mbrojtur paturpësisht 150 milionë dollarë që u jep oligarkëve për koncesionet korruptive të firmosura prej qeverisë se tij.

Dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdjekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, duke i lënë në mëshirën e fatit.

Dështimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shndërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë. Në këtë kohë fatkeqësie, shqiptarët kanë parë se e vetmja forcë e përgjegjshme, që ka ngritur zërin për interesin e tyre është opozita.

Ne nuk përfituam politikisht nga tragjedia, ne nuk u tallëm me viktimat dhe as nuk i përdorëm të prekurit nga tërmeti, siç po përpiqet prej ditës së parë, Edi Rama, i cili shpiku edhe fejesën e të birit për t’u viktimizuar para shqiptarëve që ia kanë hequr vizën me kohë.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: Gazment Bardhi
Pas

“Nuk është ndonjë gjë e madhe të lindësh çun”, Linda Rei tregon sa ka shpenzuar për të ndërruar gjininë

Para

Atentati në Peqin/ Del ekspertiza, Andi Zylyfi ka marrë 27 plumba në trup

Para
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Kush janë dy të rinjtë që iu bë atentat në makinë, ja dyshime e para në lidhje me ngjarjen e rëndë

Atentati në Peqin/ Del ekspertiza, Andi Zylyfi ka marrë 27 plumba në trup

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzat për vjedhje të ndihmave në Gaza, BE: Nuk kemi prova! Refuzojmë të bashkëpunojmë me fondacionet humanitare

Trump mbron ish-presidentin brazilian, presidenti amerikan: Lëreni të qetë Bolsonaron

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

Ndryshimi i kufijve, ministri grek: Politikë e së kaluarës, histori e vjetër që nuk i intereson kujt

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Rama reagon sërish: Kabinat e kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti

Akuzat e Ramës, reagon Prokuroria e Shkodrës: Ja pse nuk u fillua procedim penal për ndërtimet në Theth

Eventi i UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump bën njoftimin

Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të

Aksion kontrolli në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve, masa administrative dhe gjoba

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.