Sot është 10-vjetori i vdekjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi. Xhindi u vra 10 vite më parë, më 3 maj në hyrje të banesë së tij.
Në këtë përkujtim të vdekjes së deputetit janë mbledhur në Roskovec familjarë dhe ish-kolegë të Xhindit.
Anduel Xhindi djali i të ndjerit është shprehur se drejtësia ende nuk është vënë në vend dhe se shpirti i babait të tij nuk po prehet në paqe.
“Po bëhen 10 vjet që im atë është ndarë nga jeta dhe Drejtësia akoma nuk e ka dhënë fjalën esaj. Ne si familjarë dhe gjithë zonën e Roskovocit na mundon akoma kush e vrau dhe pse u vra Fatmir Xhindin. I bëj thirrje institucione të drejtësisë të zbardhë ngjarjen që shpirti i tim eti të bie në qetësi. Këto 10 vite kanë qenë shumë të vështirë pa kryefamiljarin tonë.” u shpreh Anduel Xhindi.