03:45 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shpirtrat e shitur dhe argatët e Serbisë”, Haradinaj për gafën e Ramës me hartën e Kosovës: Ky është qëllimi i vetëm që ka

15:20 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shpirtrat e shitur dhe argatët e Serbisë”, Haradinaj për gafën e Ramës me hartën e Kosovës: Ky është qëllimi i vetëm që ka

Pak ditë më parë Kryeministri, Edi Rama bërë në rrjetet sociale një postim ku prezanton zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë në zonat rurale të Shqipërisë, por ajo që u vu re dhe u kritikua masivisht nga ishte fakti se në hartën e publikuar nuk duket Kosova

Lidhur me këtë gafë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili shkruan se ndjen keqardhje që për kalkulime personale që i japin të drejtë vetes të influencojnë opinionin në gjëra që nuk janë në dobi të kosovëspor në dëm të saj.

“Këto “analiza” dhe “opinione”, kanë një qëllim të vetëm, rikthimin e dominimit politik dhe ekonomik të Serbisë mbi Kosovën”, shkruan Haradinaj teksa sjell në vëmendje edhe çështjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Reagimi i plotë:

Si në luftë ashtu dhe në paqe, Kosova, territori i saj dhe e drejta për zhvillim, janë kauza që nuk kanë pasur çmim dhe kanë tejkaluar çdo kalkulim personal dhe politik.

Është për të ardhur keq që sot, shpirtrat e shitur dhe argatët e Serbisë së madhe, në qarqe të ndryshme, duke folur gjuhën tonë, të shqiptarit, i japin të drejtë vetës dhe tentojnë të influencojnë opinionin, duke kalkuluar interesa të tjera, që assesi nuk janë të Kosovës dhe përveç tjerash janë në dëm të saj, duke prodhuar lajme, si formë presioni për ta hequr taksën, për ta dobësuar Kosovën dhe për ta rrezikuar integritetin e saj.

Këto “analiza” dhe “opinione”, kanë një qëllim të vetëm, rikthimin e dominimit politik dhe ekonomik të Serbisë mbi Kosovën.

Ky vërshim titujsh dhe komentesh se taksa nuk ka prodhuar efekt të rritjes së prodhimit dhe të zhvillimit ekonomik, është po aq i rrezikshëm sa edhe vizatimet e hartës së Ballkanit nga tavolinat anti-shqiptare dhe të anti-paqes në Ballkan.

Kosova, sot në njëvjetorin e vënies së taksës 100 për qind ka fituar shumë! Ka fituar prodhuesi, blerësi ynë dhe ka fituar flamuri ynë!

Qeveria e re, kushdo që e drejton atë, e ka të tejkaluar presionin taksë, sepse atë për një vit e kemi bartur ne, duke i thënë jo, çdo skenari të dëmshëm për dobësim. Efekti “taksë” ka dhënë frytet e saja edhe në forcimin politik të vendit, siç ka dhënë efekt përplasja dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i ndarjes së Kosovës.

Këtë fakt, duhet ta shfrytëzojmë të gjithë, në mbrojtje të Kosovës dhe jo interesave të argatëve dhe shpirtrave të shitur!

RH

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramahartaramush haradinaj
Pas

Rrihet me grushta 68-vjeçari në Gjirokastër, transportohet me urgjencë drejt Traumës

Para

Vlerësohet 80 milionë euro, United gati të marrë talentin e madh të Italisë!

Para
Vlerësohet 80 milionë euro, United gati të marrë talentin e madh të Italisë!

Vlerësohet 80 milionë euro, United gati të marrë talentin e madh të Italisë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.