“Shpjegimi më i keq në histori për një vrasje, Trump flet sërisht për vrasjen e gazetarit Jamal
Khashoggi Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se përgjigjja e Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi është “mbulimi më i keq që është bërë ndonjëherë“. Ata që fshihen pas kësaj vrasjeje në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë “duhet të jenë në telashe të mëdha”, – tha ai. Pak kohë më pas, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA-të do të ndëshkonin ata që janë përgjegjës dhe do t’u revokohen vizat 21 të dyshuarve të identifikuar. Qeveria saudite ka fajësuar agjentët e shpallur ntë jashtëligjshëm prej saj për vrasjen. Nga ana tjetër Presidenti i Turqisë Erdogan ka thënë se gazetari ishte viktimë e një “vrasjeje politike” të planifikuar me kujdes nga zyrtarët e inteligjencës saudite dhe zyrtarë të tjerë. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të martën, Trump tha: – “Ata patën një koncept origjinal shumë të keq, u krye keq dhe mbulimi ishte më i keqi në historinë e mbulimeve.Kushdo që e mendoi atë ide, mendoj se është në vështirësi të mëdha dhe duhet të jetë në telashe të mëdha.”