08:50 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shpjegohet Rama pse bëri MARRËVESHJE me Bashën: Jemi kundërshtarë, s’bëhemi asnjëherë bashkë në vizion dhe program

12:43 | 20/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpjegohet Rama pse bëri MARRËVESHJE me Bashën: Jemi kundërshtarë, s’bëhemi asnjëherë bashkë në vizion dhe program

Kryeministri Edi Rama sot është shpjeguar para socialistëve, pse bëri marrëveshje me Bashën duke i dhënë 6 ministri, 5 drejtori dhe duke shtyrë zgjedhjet me 1 javë. Para disa fermerëve të mbledhur në zonën e Korçës, Rama u ka thënë qartë se kjo është faza e parë e marrëveshjes, të cilën shpreson që të funksionojë.

”Jemi kundërshtarë, s’bëhemi asnjëherë bashkë në vizion dhe program”, i ka siguruar Rama, duke shenjëstruar edhe analistët që e kanë komentuar ndryshe.

”Marrëveshja, kjo është pjesa e parë që askush nuk flet, nga ata që rrinë në televizione dhe çorodisin miletin.

Të hymë në një fazë ku jemi kundërshtarë dhe kemi një mijë e 1 gjëra që nuk mund të bëhemi asnjëherë bashkë në vizion dhe program, por në fund të fundit jemi përfaqësues të këtij populli, po nuk na ka faj asnjë prind që sa herë dalin në TV të vendoset pullë e kuqe.

Nuk na ka faj asnjë prind që mëson fëmijën mos shaj, shef Saliun në televizora dhe thotë ”ça më thotë mua”.

Unë shpresoj shumë që kjo pjesë të funksionojë, se nëse funksionon kjo pjesë dhe njerëzit të jenë të qetë, e pe ca i tha, futen në bisedë, ju jeni hajdutët, futen dhe socialistët dhe thonë ju demokratët jeni hajdutë.

Ne duhet të fokusohemi te ideja që Shqipëria që duam është e mundshme dhe shteti është i bëshëm. Bëmë sa mundëm, por nuk bëmë s’deshëm.

Dalim para njerëzve me kokën lart për ca kemi bërë dhe kokën ulur për atë që deshëm,, por u dhamë provën se dimë të bëjmë shtet. Shteti nuk është vetëm për një palë, edhe për socialistët, edhe për demokratë, pavarësisht se babai është me PD dhe mamaja me PS.

Kjo është një fazë që mund të kthehet një fazë historike, për t’u dhënë shërbimin real njerëzve.

Çfarë bën politika për njerëzit? I streson, i fut në sherr me njëri-tjetrin, njerëzit janë në luftë. Kjo është çmenduri. Duhet të vinë shkesët nga hëna që ne të takohemi me njëri-tjetrin, nëse do takohemi normalisht kjo do të kthehet në një të mirë për vendin, ekonominë etj.”, tha Rama. (V.G/SHUPLAKA)

Pas

Zbardhet si ndodhi plagosja e 2 vëllezërve në Velipojë, njëri në gjendje të rëndë. Në kërkim ende 25-vjeçari (DETAJET)

Para

‘’Shit ika’’, reperi Elinel e braktisi Besën në skenë. Ka një SQARIM për çka i ndodhi

Para
‘’Shit ika’’, reperi Elinel e braktisi Besën në skenë. Ka një SQARIM për çka i ndodhi

‘’Shit ika’’, reperi Elinel e braktisi Besën në skenë. Ka një SQARIM për çka i ndodhi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trazirat në Los Angeles, Trump udhëzon agjencitë amerikane të ndërmarrin veprime

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Autostradat bllokohen, makinat në flakë, 10 të arrestuar në protestat e Los Anxhelos

Sulmet ruse ndaj Europës/ Agjentë, sabotime dhe vrasje, cilat janë qëllimet e Moskës?

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Tensione në Los Anxhelos, protestuesit përplasen me Gardën Kombëtare dhe policinë

Fati i “buzëqesh” Portugalisë, mund me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.