Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Sipas Fax News shpërthimi ka ndodhur në një biznes me mobilje në lagjen 28 Nëntori.
Po sipas të njëjtave burime mobileria ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të Olsen Malaj.
Nga shpërthimi mësohet se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar dhe biznese të tjera pranë.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje. (M.Q/Faxweb)