Franca e cila po përballet prej ditësh me një numër të lartë viktimash duke e berë një ndër vendet më të prekura në bota sot ka raportuar një rënie të vogël të numrit të vdekjeve në spital dhe pacientëve në trajtim intensiv.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Francë e cila tha se epidemia duket se është duke u lëkundur por theksoi se duhet pasur kujdes: “Ne duhet të mbetemi vigjilentë”.
Vendi regjistroi 315 vdekje në spital në 24 orët e fundit, më pak se një ditë më parë, pasi të shtunën u shënuan 353 viktima.
Numri në total i viktimave nga koronavirusi në Francë ka shkuar në 14,393, i treti më i lartë në botë.
Megjithatë, për të katërtën ditë radhazi ka rënë numri i pacientëve në terapi intensive, ku në total numri është 6.845.