Fotografi Agim Rama ka zbuluar një detaj të veçantë për një nga ministret e kabinetit qeveritar. Rama ka zbuluar tatuazhin në këmbën e djathtë, një nuse pashkë. Edhe pse nuk e ka zbuluar se kush e ka këtë tatuazh, ai shkruan që shpreson t’i sjellë fat nusepashka ministres.
“Shpresojmë t’i sjellë fat nusepashka ministres”, shkruan ai. Këpucët në fjalë mund t’i përkasin Olta Xhaçkës, Mirela Kumbaros, Ogerta Manastirliut, Lindita Nikollës, Etilda Gjonajt apo edhe Sonila Qatos.