Genoveva Ruiz Calavera, kryesuesja e ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN) i përgjigjet ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili lidhur mbi shqetësimet se ngritja e këtij bordi është antikushtetues.
Sipas Calaverës, Komisioni Europian nuk mund të komentojë shqetësimet për OMN, pasi komunikimi për OMN është çështje e brendshme. Kështu sipas saj nuk është e nevojshme që të negociohet një marrëveshje e re për Bordin.
“Monitorimi i jashtëm është parashikuar në Kushtetutë. Komisioni Europian nuk propozon interpretime të njëanshme”, shtoi kreu i OMN-së.
Ndër të tjera Calavera i kujton Vasilit se BE që vitin e kaluar ka ofruar mbështetje për OMN. Sipas saj, Bordi i monitorimit do të shërbejë vetëm për procesin e Vettingut.
“BE vitin e kaluar, mbështetje për rolin e ONM. Për qëndrimin e BE u vu në dijeni qeveria shqiptare. Nuk ka nevojë të negociohet marrëveshje e re për ONM. ONM nuk ka fuqi vendim marrëse, por monitoruese”, thotë Calavera. (D.D/Shuplaka)