10:20 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqetësimi i banorëve në Fushë Krujë: Fabrika e çimentos po na copëton mushkritë

22:41 | 28/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Shqetësimi i banorëve në Fushë Krujë: Fabrika e çimentos po na copëton mushkritë

Në emisionin e sotëm investigativ ‘STOP’ është ngritur shqetësimi i banorëve në Fushë Krujë lidhur me ndotjen e madhe që shkakton fabrika e çimentos.

Banorë të shumtë janë shprehur se për këtë gjë zërin e kanë ngritur shumë herë por asgjë nuk është bërë për ta.

“Unë shtëpinë e kam shumë afër fabrikës së çimentos dhe çdo javë ne po shkojmë nëpër spitale nga ndotja që krijon kjo fabrikë, – shprehet një banor i zonës.

Një tjetër banor thotë: “Ka një zhurmë shumë të madhe gjatë natës, por edhe pluhuri më i madh ndodh në orët e mbrëmjes. Mushkëritë tona janë copëtuar. Nuk po qajmë hallin e mushërive tona, por të fëmijëve dhe pleqve.”

“Fëmijët javë për javë shkojnë në spitale, ndërsa mosha e tretë ka pengesa në frymëmarrje. Të gjitha këto vijnë nga ndotja. i bëjmë thirrje shtetit të marrë masa për këtë fabrikë”, – ankohet një tjetër qytetar.

“Unë banoj 300 metra larg fabrikës së çimentos. Unë dua të jetoj si një qytetar i lirë dhe pa ndotje. Është një situatë alarmante ku fëmijët po vuajnë çdo ditë, por edhe ne e ndjejmë. Nuk tolerohet kjo situatë me pluhur dhe ndotje të paparë. Nuk mund të marrësh një frut për të ngrënë se është i gjithi me pluhur çimentoje.”

Përfaqësues të Bashkisë thonë për ‘STOP’ , se e kanë referuar shqetësimin në Agjensinë Rajonale të Mjedisit në qarkun e Durrësit dhe Ministrinë e Mjedisit, por zgjidhje nuk ka.

“Çfarë masash keni marrë sa i përket ndotjes që shkakton fabrika e çimentos në Fushë Krujë?

Ne si Bashki kemi marrë masa për adresimin e problemit në instancat përkatëse që është konkretisht Ministria e Mjedisit bashkë me ARM – në qarku Durrës. Ato bëjnë monitorim periodik faktikisht, por përmirësim nuk ka. Bashkia nuk i ka kapacitetet e duhura që të bëhët një monitorim profesional i problemit.

Ju mungojnë teknikat për ta realizuar këtë?

Teknikat, por edhe kompetencat në një farë mënyre. Nëpërmjet taksave lokale ne i kemi taksuar maksimalisht.

Sa është rritur taksimi ndaj këtij subjekti?

Ka një rritje prej rreth 30 % të taksimit për arsyen e vetme që këto taksa të kanalizohen në buxhetin e ardhshëm. Ne do të kontraktojmë një shoqëri që është e specializuar për monitorimin e saktë dhe shkencor të ndotjes, që shkaktojnë këto fabrika.”. (M.D/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: fabrika cimentosfushe krujeshqetesimi banoreve
Pas

E mbani mend aktoren shkodrane? Në formë të shkëlqyer edhe pas vitesh largimi nga ekrani

Para

Tarifat e suksesit që kemi paguar ndër vite

Para
Demagogjitë nuk votohen!

Tarifat e suksesit që kemi paguar ndër vite

Discussion about this post

 



Të Fundit

Furnizoheshin me armë, fishekë dhe municione në Shqipëri, çmontohet grupi kriminal në Greqi! Policia zbulon skemën

“Tango Mike”, Forcat e Sigurisë së Kosovës zhvillojnë ushtrim fushor me tanket e ushtrisë

EMRAT/ Furnizonin me drogë spaçatorët, dy të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

“Lufta po afrohet”: Familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

Me pistoletë, kapsolle donatore, silenciator, municion luftarak e kokainë, arrestohet 42-vjeçari

Danimarka merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, prioritet siguria e vendeve anëtare

Edi Rama përplaset me Nigel Farage: Mjaft me shpifje, shqiptarët nuk janë numra për propagandë

Plani i rritjes, Kryeministri Rama në samitin e liderëve të BE-Ballkanit Perëndimor në Shkup

Zjarret në Turqi/ Mbi 50 mijë qytetarë të evakuuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.