13:42 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Shqetësues raporti Europian i Drogave 2017: Shqipëria po shndërrohet në rrugën kryesore të trafikut të narkotikëve

15:25 | 06/06/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqetësues raporti Europian i Drogave 2017: Shqipëria po shndërrohet në rrugën kryesore të trafikut të narkotikëve

Shqipëria përmendet për herë të parë me shqetësim në raportin vjetor Europian të Drogave të vitit 2017, publikuar gjatë ditës së sotme nga Qendra Europiane e Monitorimit të drogave dhe Varësisë nga Droga, me seli në Lisbonë (EMCDDA).

Raporti bazohet në informacionin që EMCDDA merr nga shtetet anëtare të BE, shteti kandidat Turqia dhe Norvegjia. Ndryshe nga viti i kaluar, ku Shqipëria nuk përmendej, në raportin e 2017s vendi ynë veçohet si për rritjen e kultivimit të kanabisit ashtu dhe për faktin se ajo po bëhet një rrugë kryesore e trafikimit të narkotikëve në Europë.

“Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet në rrugën e trafikut të narkotikëve, me rritje të trafikut si të barit të kanabis ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit në këto vende”, thuhet në raportin vjetor të EMCDDA për vitin 2017.

Në një publikim të mëparshëm të EMCDDA, “Raporti i Tregjeve të Drogave në Europë 2016”, në bashkëpunim me Europol, që botohet një herë të tre vjet, thuhet se vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në rajonin e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Bullgarinë dhe në një far ëmase Kosovën, furnizojnë tregjet e Europës qendrore dhe Europës Lindore. Shqipëria duket të ketë qenë një prodhues i rëndësishëm (raporti i referohet dhe zhvillimeve në Lazarat dhe mbylljes së prodhimit aty).

Greqia, ku prodhohet gjithashtu kanabisi, është një pikë e rëndësishme hyrëse në BE për kanabisin shqiptar, që shpërndarhet në disa shtete anëtare, përfshirë Italinë, kroacinë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Austrinë. Një pjesë e kanabisit shqiptar mund të shitet dhe në Europën perëndimore, si në Gjermani, ose Francë. Për më tepër, Europol bën të ditur se kanabisi me fuqi të ulët trafikohet në Holandë dhe përdoret për të prodhues kanabis të fortë, që më pas destinohet për tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Shqipëria dhe Holanda duket të jenë nyjet kryesore të shpërndarjes për vajin afgan të kanabisit (Europol, 2015d), sipas raportit të Tregjeve të Drogave në Europë 2016 .

Në hartat e publikuara nga raporti, shihet që Shqipëria ndodhet si në rrugën e trafikut të barit të kanabisit, ashtu dhe të vajit të kanabisit.

Raporti thekson se grupet shqiptare të krimit të organizuar vlerësohet se janë të përfshirë në tregtimin e vajit Afganistan të kanabisit, kryesisht në Europën Qendroe dhe Lindore përmes Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar./ Revista Monitor

 

Etiketa: kanabisiraportshqiperia
Pas

Ben Blushi u hakërrehet televizioneve: Kioska që shesin kohën për para, Rilindja 53 orë televizive, LIBRA 27 minuta

Para

Demiraj reagon për raportin e drogës: Luftë deri në shkatërrimin e grupeve kriminale që merren me kultivimin e tyre

Para
Dje ultimatum drejtuesve në qarqe, sot ministri Demiraj takohet me kryeprokurorin Llalla

Demiraj reagon për raportin e drogës: Luftë deri në shkatërrimin e grupeve kriminale që merren me kultivimin e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën e Hanit të Hotit

Goditen dy raste paligjshmërish në kufi/Kontrabandë me naftë në Qafë Thanë dhe prerje e paligjshme pyjesh në Kapshticë

Tiranë – Policia procedon dhe arreston dhjetëra shtetas për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama për të mbrojtur kanalin

FOTO/ Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori. U vetëdorëzua në polici

Dronët ukrainas godasin bazën ajrore dhe depon e karburantit në Ryazan dhe Saratov

Ndeshja Shqipëri–Serbi, Policia njofton për kufizime në qarkullim dhe masa të shtuara sigurie

Izraeli kërcënon me sulme të reja në Bejrut nëse Hezbollahu nuk çarmatoset

Policia e Kukësit procedon tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Kurban Bajrami, myftiu Tërnava: Ditë gëzimi, por edhe reflektimi si shoqëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.