Gjermania ka vendour të pranojë zbatimin reciprok të rregjimit pa legalizim të dokunteve, i njohur si rregjimi i Apostille-s. Kjo ka ardhur prej modernizinit dhe garancive të rregullshmërisë së dokumenteve që lëshohen nga administrata shqiptare.
Nëpërmjet këtij vendimi lehtësohen ndjeshëm të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve që duhet të paraqesin dokumenta në Gjermani ose anasjelltas.
Nga kjo marrëveshje përfitojnë të gjithë personat që duhet të paraqesin dokumente gjermane në Shqipëri, pra jo vetëm shtetasit shqiptarë, por edhe ata gjermanë apo edhe të tjerë. Deri më tani midis Shqipërisë dhe Gjermanisë përdorej procedura e legalizimit të dokumentave, pra pocedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj. Sipas kësaj procedure duhej që dokumentat më parë të çertefikoheshin tek autoritetet gjermane e pastaj në Repuplikën e Shqipërisë, ku diplomatët konsullorë konfirmonin funskionarin përgjegjës apo institucionin përkatësit duke vërtetuar nëshkrimin dhe vulën.
Me zbatimin pa legalizim të dokumnteve sipas Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve” të mbajtur në 5 tetor të vitit 1961 mjafton që thjesht dokumenetet të pajisen e vulën Apostille nga autoritetet gjermane dhe mund të përdoren si të tilla edhe në Shqipëri.
Aplikimi i kësaj vule u kursen njerëzve jo vetëm kohë por edhe shpenzime.
“Së pari ata nuk do të paguajnë tarifën e legalizmit të dokumenteve. Së dyti duke pasur parasysh kohën e gjatë të procedurave, mbingarkën e që mbarte ky legalizim si edhe shqetësimine ea fateve herë të kufizuara të vlefshërisë së disa dokumenteve tani është e dukshme se këto procedura do të shkurtohen nën kohë”, tha për “Deutch Welle”, Belinda Shtylla, konsulle pranë amabsadës shqiptare në Berlin.
Nga ana tjetër edhe shtresat shqiptare që përdorin dokumente shqiptare në Gjermani, thjesht do u duhet t’i apolistojnë dokumentet në Minstrinë e Jashtme në Tiranë.
Kjo vulë merret vetëm në Shqipëri në Ministrinë e Jashtme në Tiranë, ndërsa në Gjermani ato që apolistojnë dokumentet janë institucionet në landet. (J.V/Shuplaka)