21:37 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shqipëri, konferencë mbi investimet e BE-së në Shqipëri dhe rajon

19:51 | 24/04/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëri, konferencë mbi investimet e BE-së në Shqipëri dhe rajon

Bashkimi Europian ka bashkëfinancuar në Ballkanin Perëndimor dekadën e fundit më shumë se 85 projekte infrastrukturore në transport, energji, teknologji dhe mjedis deri në 7.7 miliard euro gjithsej.

Ekspertët besojnë se këto projekte janë një përvojë e bollshme, që të përmirësohen rezultatet me investimet e BE-së me fqinjët, në kuadër të Planit të Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Drejtues i kërkimeve në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ardian Hackaj, thotë për Zërin e Amerikës se ecuria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka qenë e mirë, po ashtu edhe tërheqja e financimeve europiane për projekte të ndryshme, por duhet shkurtuar koha nga marrja e financimit deri tek nisja e punës në terren.

“Shqipëria është në një ecuri pozitive në lidhje me përafrimin dhe qasjen ndaj Bashkimit Europian. Për sa u përket projekteve të infrastrukturës, Shqipëria, sipas vëzhgimeve tona, ndodhet mjaft mirë për sa u përket marrjes së financimeve, por duhet vënë theksi në zbatimin e tyre. Shpesh herë kalon një kohë shumë e gjatë nga marrja e financimit, nga nënshkrimi i kredisë, deri në momentin kur ekskavatori fillon dhe gërmon dheun. Kjo periudhë duhet të shkurtohet. Në një kontekst global kaq dinamik, koha është bërë shumë e çmuar”, thotë zoti Hackaj.

Ai i bëri këto komente në çelje të një konference që Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim zhvilloi sot mbi ndërlidhshmërinë shumëpërmasore të Bashkimit Europian me vendet joanëtare si 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbi mundësitë e mëdha që u ofrojnë atyre për zhvillim Procesi i Berlinit dhe Nisma e BE-së Global Gateway.

Zoti Hackaj përmendi si një rast suksesi projektin e gazsjellësit TAP, ndërsa renditi disa nga shkaqet që në rastin e Shqipërisë e tejzgjatin kohën nga marrja e financimit europian deri tek nisja e punës në Kantier.

“Janë disa faktorë: është mungesa e kapaciteteve, është burokracia, janë procedurat e ndryshme, janë problemet inherente ose të brendshme në një proces kaq të ndërlikuar, por rrugët mund të zgjidhen. Kur Shqipëria ndërtoi TAP-in në 8 vjet, një projekt 1.2 miliardë euro, që funksionon në mënyrë të përkryer, i cili për mua është projekti i konektivitetit më i mirë dhe më i suksesshëm në Ballkan, nuk ka arsye të mos zbatohen projekte të tjera, që janë ndoshta më pak të komplikuara se sa ky projekt”, thotë zoti Hackaj.

Përvoja 10-vjeçare e Procesit të Berlinit me Ballkanin Perëndimor, si dhe mundësitë e reja të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor u shqyrtuan sot në konferencën ku morën pjesë politikëbërës nga Bashkimi Europian, nga vendet e anëtare të Bashkimit, nga Ballkani Perëndimor, nga institucione financiare ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit rajonal.

Komisioni Europian ka miratuar një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga një fond 6 miliardë euro, në mënyrë që vendet e rajonit të përfitojnë investime edhe para se të anëtarësohen në BE.

Plani synon të nxitë rritjen ekonomike dhe investimet, e njëkohësisht të përshpejtojë reformat sociale e ekonomike në vendet e rajonit në përputhje me standartet e Bashkimit Europian, ku po përpiqen të integrohen./VOA

Pas

Dronët ukrainas goditën fabrikën ruse të çelikut, thonë burimet e Kievit

Para

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Para
Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.